Burgje u burgosen 2381 persona dhe u liruan 1949 te denuar

Qe prej janarit te vitit 2010 e deri ne 31 gusht te po ketij viti 2381 persona jane pranuar ne sistemin e burgjeve. Ky fakt behet i ditur per mediat nga burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve sipas te cilave u pranuan 2381 persona ndersa u liruan 1949 te tjere. Sipas burimeve pranime ne nje institucion penal cilesohen hyrjet e regjistruara nga komisariatet ne paraburgime nga komisariatet ne burg si dhe ekstradimet. Pranimet kryhen pasi gjykata ka dhene vendimin e sigurise Arrest me burg per te paraburgosurit. Per te denuarit pasi gjykata ka dhene vendim te formes se prere te mases se denimit del vendimi i urdhrit per ekzekutimin e vendimit penal me burgim nga ana e prokurorise kompetente. Shperndarja e te burgosurve dhe e te denuarve ne institucionet penale bazohet ne parimin rajonal qe do te thote te vuajne denimin sa me afer vendbanimit. Shperndarja sipas ketij parimi ka si qellim mbajtjen e lidhjes me familjaret e cila eshte nje element i rendesishem per rehabilitimin e tyre. Pra sic u permend edhe me siper gjate kesaj periudhe jane pranuar 2381 persona prej te cileve 472 nga komisariatet ne burg 1766 nga komisariatet ne paraburgim dhe 43 te ekstraduar. Prej ketyre ne total jane liruar 1949 persona prej te cileve 948 jane liruar nga paraburgimet dhe 1001 nga burgjet. Aktualisht ne sistemin penitenciar gjenden 4775 te denuar dhe paraburgosur.