E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradimi drejt SHBA-ve neser vendimi per Almir Rrapon

Prokurori paraqet provat kunder te akuzuarit dhe pse gjykata duhet te vendose pro ekstradimit avokati kerkon kohe ti paraqese argumentet me shkrim

Neser gjykata vendos per fatin e Almir Rrapos nese do te pranoje kerkesen e drejtesise amerikane per ta ekstraduar drejt SHBA-ve apo jo. Gjate seances se djeshme e zhvilluar ne gjykaten e Tiranes trupi gjykues ka pranuar kerkesen e avokatit mbrojtes. Ardian Visha. qe te paraqese me shkrim pretendimet e tij lidhur me mosekstradimin e klientit te tij drejt SHBA-ve. Ne seance ka qene edhe vete i akuzuari Rrapo ndersa ka degjuar ne sallen e gjyqit provat qe drejtesia amerikane ka kunder tij dhe arsyet pse kerkon ekstradimin. Nga ana e prokurorit te ceshtjes jane lexuar vetem provat shkresore ne baze te te cilave kerkohet ekstradimi i Rrapos drejt SHBA-ve. Sipas prokurorit ndaj te pandehurit Almir Rrapo jane leshuar dy mandate arresti nga SHBA-te i pari daton me 27 maj te ketij viti dhe perfshin nente akuza. Nderkohe qe ka edhe nje mandat te dyte i cili eshte i dates 19 gusht te ketij viti. Ne total prokuroria ka numeruar rreth 10 akuza qe rendojne mbi te pandehurin Almir Rrapo te cilat jane pjesemarrje ne bande kriminale trafik droge mbajtje arme zjarri pengmarrje shantazh me arme vrasje te Erion Shehut me ane te shantazhit grabitje me arme tentative vrasjeje. Sipas prokurorit keto akuza jane ngritur ndaj tij nga gjykata e Nju Jorkut. Akuza ka shtuar se nuk ekziston asnje nga kushtet e permendura ne legjislacion per ekstradimin qe te mos lejohet dergimi i tij ne SHBA. Nderkohe qe nga ana e mbrojtjes eshte kerkuar kohe per te pergatitur pretendimet dhe kjo per pamundesine e pajisjes me dosjen e plote. Nga ana tjeter avokati i ceshtjes ka kembengulur disa here qe nga ana e akuzes te behet me dije se cila eshte akuza e re e mandatit te dyte te arrestit leshuar ndaj Almir Rrapos. Por nga ana e perfaqesuesit te akuzes eshte theksuar se cdo gje eshte sqaruar ne kerkesen per ekstradim duke mos u dhene keshtu ndonje pergjigje. Me tej seanca gjyqesore ka vijuar me dyer te mbyllura ku jane prezantuar te gjitha materialet shkresore te kerkeses per ekstradim nga ana e prokurorit. Gjyqtari ka nderprere seancen gjyqesore duke e shtyre ate per ne daten 29 shtator per ti dhene me shume kohe mbrojtjes qe te pergatise konkluzionet me shkrim. Personat e akuzuar si pjesetare te grupit ku bente pjese Almir Rrapo jane Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi i njohur edhe si Sammy Elton Sejdaris i njohur si Tony Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent Cela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz Gentian Nikolli i njohur si Genti per te cilet ne aktpadi jane kerkuar burgime te perjetshme dhe qindra vite burg te tjera.

Detaj

10 jane akuzat e ngritura nga prokuroret federale ne ngarkim te Almir Rrapos ndersa ekzistojne 2 mandat-arreste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›