E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Gjykata Administrative brenda 30 shtatorit

Ambasada amerikane Nese nuk miratohet drafti nuk japim ndihmen. Ligji i bllokuar per shkak te mungeses se votave te PS-se.

Projektligji per Gjykaten Administrative duhet te miratohet deri me 30 shtator ne te kundert rrezikohet ndihma e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ultimatumi eshte dhene dje nga ambasada e SHBA-se ne vendin tone. Ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te programit te pragut te dyte te korporates Sfida e Mijevjecarit i cili u nenshkrua ne shtator te 2008-s dhe ka nje rendesi teper te vecante qe konsiston ne ndihmen qe SHBA-te japin per Shqiperine ne promovimin e transparences ne sistemin gjyqesor ne forcimin e shtetit ligjor dhe ne menyre te vecante ne rritjen e besimit te publikut tek institucionet shteterore. Por mungesa e opozites ne Kuvend per nje kohe te gjate dhe me pas vendimi i saj per te mos votuar asnje draft ka bere te pamundur sigurimin e 84 votave per kete draft. Projektligji eshte diskutuar gjeresisht dhe eshte pranuar si nga mazhoranca dhe opozita.

Ultimatumi

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji per Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA-se te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 - thuhet ne njoftimin per shtyp te ambasades amerikane duke paralajmeruar keshtu venien ne rrezik te ndihmes qe qeveria amerikane ka parashikuar per Gjykatat Administrative. Ambasada amerikane shton me tej se ligji per Gjykatat Administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Ligji per Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme - thuhet ne njoftim. Gjithashtu parashikohej qe keto struktura te re te gjyqesorit te perafronin me tej j sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Evropian.

Ambasada e Shteteve te Bashkuara nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ndihma e SHBA-se per Programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji - perfundon njoftimi.

Projektligji Per Gjykaten Administrative eshte pjese e paketes per reformen ne sistemin e drejtesise. Por nje pjese e madhe e projektligjeve te kesaj pakete kenaq mbetur pa votuar per shkak te mungeses se 84 votave te nevojshme. Bojkoti i socialisteve dhe me tej vendimi i tyre per te mos votuar asnje draft po pengon shume nga reformat. Ligjvenesit e PS-se e kane diskutuar gjeresisht kete draft ne Komisionin e Ligjeve dhe kane rene dakord me te por perplasjet politike pas zgjedhjeve te 28 qershorit kane qene pengese per miratimin e shume projektligjeve. Gjykata Administrative e cila do te ngrihej nepermjet ketij drafti synon te zgjidhe mosmarreveshjet mes biznesit dhe krijimin e nje klime sa me te favorshme per te vijon te mbetet ne zyrat e Kuvendit prej mesit te 2008-s. Drafti i hartuar ne bashkepunim dhe me EURALIUS SIGMA dhe grupet e interesit parashikon nje afat tejet te shkurter per shqyrtimin e ceshtjeve qe shkon deri ne 60 dite dhe synon ngritjen e shtate gjykatave administrative ne mbare vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›