Rama ne Berat Qeverine e largojme me protesta

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u kerkoi dje socialisteve ne Berat te pergatiten per protesta masive me qellim permbysjen e qeverise. Qeveria u krijua fale vjedhjes se votes ndaj duhet te permbyset sa me shpejt - u ka thene Rama banoreve te Beratit ne kuader te turit Largohu - Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim.
Kryesocialisti theksoi me tej se Shqiperia ka degraduar ndaj sipas tij kjo qeveri duhet larguar me protesta ne cdo bashki e komune. Kreu i PS-se eshte ndalur edhe ne gjendjen ekonomike ne vend dhe rritjen e numrit te te papuneve duke i sjelle si argumente te mjaftueshme per te rinisur protestat. Do te rifillojme protestat tona dhe me me shume kurajo deri ne permbysjen e kesaj qeverie. Nuk ka demokraci te vertete me kete qeveri - ka thene Rama ne Berat duke sqaruar se Shqiperia po vuan mungesen e transparences.