E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Burgjet’ dhe Interpoli operacion tranzit për ekstradimin 2 të shumëkërkuarit drejt Malit të Zi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe Policinë e Shtetit ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit ndërkombëtar për ekstradimin e dy shtetasve të huaj, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, drejt Republikës së Malit të Zi.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, dy të ekstraduarit u morën në dorëzim në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit dhe u transportuan nën masa të rrepta sigurie, plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, deri në Pikën Kufitare Hani i Hotit, ku u dorëzuan te autoritetet malazeze.

Njoftimi i plotë: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në zbatimin me përpikmëri të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësinë dhe sigurinë publike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›