Pr.buxheti 2026, SPAK: Përshihen fondet për shtim të stafit dhe rikonstruksionin e godinës së re

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prezantuar kërkesat e saj financiare për buxhetin e vitit 2026 gjatë shqyrtimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Prokurori Vladimir Mara bëri të ditur se prioritet kryesor mbetet forcimi i kapaciteteve për hetimin penal dhe financiar pasuror, konfiskimin e pasurive të përfituara nga krimi, si dhe sigurimin e standardeve të larta operacionale.
“Menaxhimi financiar është fokusuar te shpenzimet për përmirësimin e kapaciteteve për hetimin penal, forcimi i kapaciteteve për hetimet finance pasurore dhe konfiskimin e tyre, sigurimin e standardeve të larta, rritja e kapaciteteve mbështetëse thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, sigurinë kibernetike etj. kanë për qellim të ndihmojnë SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë 2025 buxheti i SPAK pësoi një rritje , pavarësisht nga mbështetja buxhetore në 2026 në vazhdim efektet financiare janë parashikuar 336 milionë lekë që konsiston në paga, shërbime dhe shpenzime për sigurimet dhje shpenzime për punonjës shtesë”, tha Mara.
Prokurori Mara tha se buxheti ka adresuar pjesën më të madhe të kërkesave të SPAK në fondet që do i jepen për 2026 duke përfshirë që nga shtimi i stafit me 17 punonjës të rinj, rikonstruksionin e godinës së re të SPAK brenda tremujorit të parë të 2026 si dhe garantimin e shpenzimeve shtesë që duhen për zhvillimin e teknologjisë, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e dosjeve etj.
“Duhet staf mbështetës në sektorë të ndryshëm. Është në fazë rikonstruksioni Objekti të jetë funksional me 6 kate për SPAK brenda tremujorit të parë të 2026 dhe është kërkuar edhe rritje e numrit të punonjësve me 17 të tjerë. Në buxhetin 2026 janë parashikuar shtesat e punonjësve të kërkuar, shpenzimet janë në rritje për 2026 që lidhen me zhvillimin e teknologji, sigurisë dhe menaxhimit të dosjeve. Në zërin e shpenzimeve përfshihen edhe pagesat kadastrale për ekspertë, përkthyes, noter etj. Kërkesat për fonde shtesë në buxhetin 2026 pothuajse janë reflektuar më buxhetin 2026. Zëri kryesor në të shpenzimeve e së rikonstruksioni i godinës nisur në domosdoshmërinë të përshtatjes së saj në funksion të punës së SPAK. Përgjithësisht janë plotësuar dhe jemi në rregull me buxhetin e parashikuar për 2026”, tha ai.
/rtsh.al/