E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet e reja që pritet të ndërtohen në vend



Specialistët kanë përcaktuar qytetet e Shkodrës dhe të Fierit për këto institucione riedukimi. Ndërsa për paraburgimet është parashikuar që të ndërtohen në qytetet e Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Kukësit. Për dy burgjet është menduar që të jenë me një kapacitet rreth 750 të dënuar secili. Afati i përfundimit të tyre do të përcaktohet në momentin kur të nisin punimet për ndërtimin e godinës. Me ndërtimin e dy burgjeve të reja, të dënuarit që u përkasin këtyre dy qyteteve nuk do ta vuajnë më dënimin në një burg shumë larg familjes. Kështu, për familjarët do të ketë më pak shpenzime dhe do të mundin t’i shfrytëzojnë të gjitha takimet që u përcaktohen me ligj. Paraburgimet e reja janë të tjera projekte të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Specialistët kanë përcaktuar se të domosdoshme për këto ambiente e kanë qytetet e Kukësi, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra.

Një i dënuar mund të transferohet vetëm në kushtet e mëposhtme:

Nëse ai person është shtetas i shtetit zbatues;

Nëse vendimi është i formës së prerë;

Nëse në kohën e marrjes së kërkesës për transferim,
personi i dënuar ka ende të paktën gjashtë muaj të
dënimit për të vuajtur apo nëse dënimi është i
papërcaktuar;

Nëse për transferimin është dhënë pëlqimi nga personi i dënuar ose kur, duke marrë parasysh moshën ose gjendjen e tij fizike ose mendore dhe, kur njëri prej të dy shteteve e konsideron atë si të nevojshme, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të personit të dënuar;

Nëse veprimet apo mosveprimet, në bazë të të cilave është dhënë dënimi, përbëjnë një vepër penale në përputhje me të drejtën e shtetit zbatues ose do të përbënte një vepër penale nëse do të ishte kryer në territorin e tij;

Nëse shteti dënues dhe ai zbatues janë dakord me
Transferimin;

Në raste të veçanta, palët mund të bien dakord me një transferim edhe nëse koha që duhet të vuhet nga personi i dënuar është më e shkurtër se gjashtë muaj.

19 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›