Ministria e Drejtësisë rihap procesin e transferimeve për të dënuarit
Ndërtimi i burgjeve të reja në vend ndikoi për rimarrjen në shqyrtim të kërkesave. Të dënuarit që mund të përfitojnë dhe dokumentet që duhet të përmbajë dosja
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë rihap procedurat për pranimin e kërkesave nga të dënuarit shqiptarë që duan të transferohen për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Burime pranë këtij dikasteri shpjeguan se me firmosjen e projekteve për ndërtimin e burgjeve të reja në vend u vendos që të rihapet procesi i transferimit të shqiptarëve që janë dënuar nga Drejtësia e huaj. Të njëjtat burime shpjeguan se kryesisht kërkesa ka pasur nga të dënuar shqiptarë që aktualisht ndodhen në burgjet greke dhe italiane. Madje pritet që kjo procedurë të thjeshtohet edhe më tej. Kjo deklaratë u bë publike vetëm pak ditë më parë, kur dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ishte për një vizitë pune në Itali. Po sipas tij, ky proces do të rihapej për shkak të numrit të madh të kërkesave nga shqiptarët e dënuar nga Drejtësi të huaja.
Procedurat
Të dënuarit që janë transferuar kanë kaluar tri faza. Në fazën e parë deri tani u janë dashur gjashtë dokumente të plotësojnë, të cilat i bashkëngjisin në një dosje të vetme. Në të duhet të jetë një kopje e njehsuar të vendimit të formë së prerë të dënimit të gjykatës së shtetit dënues, relacion mbi veprën penale, masa e dënimit të dhënë nga gjykata, masa e dënimit e mbetur për t’u vuajtur si dhe të dhënat mbi të dënuarin. Po kështu duhet të marrin relacion nga burgu, që përmban informacion mbi ndalime të përkohshme, ulje të dënimit dhe çdo veprim tjetër që ka lidhje me zbatimin e vendimit dënues të të burgosurit etj. Në fazën e dytë, pas trajtimit nga autoritetet gjyqësore shqiptare, dosja duhet të përmbajë vendimin e Gjykatës shqiptare për njohjen e vendimit të huaj penal me dënimin e konvertuar, urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe miratimin e shtetit ekzekutues (Shqipërisë). Ndërsa në fazën e tretë, që është dhe përfundimtare, ndodhet shkresa e miratimit të të dyja palëve, përfshirë dhe Interpolin, për modalitetet e lëvizjes fizike të të burgosurit si dhe urdhri i ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në të cilin caktohet data e transferimit.
Marrëveshja
Shqipëria, që më 17 maj të vitit 1993 ka hyrë në marrëdhënie juridike me Greqinë për transferimin e të burgosurve. Nga Greqia deri tani janë transferuar rreth 200 të dënuar dhe përgjithësisht janë vendosur në Burgun e Lushnjës. Fillimisht numri i kërkesave ishte shumë i lartë, por me të mbërritur në atdhe këta të burgosur u shprehën se ndjeheshin të zhgënjyer për shkak se prisnin uljen e dënimeve. Burime nga Ministria e Drejtësisë shpjegojnë se kërkesa të kësaj natyre vazhdojnë të bëhen edhe sot e kësaj dite, mirëpo transferimet nuk u realizuan më për shkak të çështjes së kapacitetit të burgjeve të vendit tonë.
Kriteret
Të gjithë shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet italiane, por duan të transferohen në burgjet shqiptare, duhet të mos kenë kryer vepra të rënda penale. Kjo për shkak se në pranimin e kërkesave merret parasysh rrezikshmëria shoqërore. Për rrjedhojë, eliminohen të gjitha kërkesat e atyre të dënuarve që kanë kryer veprën penale të vrasjes. Ndërkohë, merret parasysh edhe gjendja shoqërore. Ata të dënuar që kanë probleme familjare u jepet prioritet.
Dënimi
Të gjithë të burgosurit shqiptarë, që vuajnë dënimin në burgjet greke apo italiane, në momentin që duan të plotësojnë një kërkesë për transferim në burgjet shqiptare, duhet të kenë parasysh se sa vite u kanë mbetur. Ata që kanë më pak vite janë dhe më të favorizuar për shkak të vendeve të pakta që ka në burgjet e vendit tonë. Po kështu, një kriter tjetër që ua rrëzon kërkesën e tyre është pjesëmarrja e tyre në grupe të organizuara kriminale.
Të dhëna për të dënuarit
2000
të dënuar shqiptarë ndodhen aktualisht në burgjet greke
2100
të dënuar shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet italiane
150
të dënuar shqiptarë janë transferuar nga Greqia për në burgjet shqiptare
19 Mars 2009