Rekomandimi, Avokati i Popullit: Ish-të përndjekurit të aplikojnë deri në qershor të 2009-s
Pas ankesave, Ermir Dobjani i shkruan qeverisë për ndryshimet që duhet të bëhen. Zbardhen të plota 6 pikat e nxehta për të cilat ka pakënaqësi nga familjet e të përndjekurve
Laureta Rryçi
Tiranë - Të përndjekurve duhet t’u jepet edhe një mundësi për të aplikuar për dëmshpërblimin. Avokati i Popullit nëpërmjet një rekomandimi kërkon që të zgjatet afati për aplikim në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas tij, rezultojnë se kanë mbetur pa u depozituar rreth 700 kërkesa. Dobjani ka dhënë si alternativë datën 1 qershor të këtij viti si ditën e fundit për aplikim. Burime pranë Avokatit të Popullit pohuan dje për gazetën “Albania” se ish-të përndjekurit i janë drejtuar Avokatit të Popullit për pakënaqësitë e krijuara nga procesi i dëmshpërblimit. Pas njohjes me pretendimet e tyre, Dobjani ka nisur një rekomandim zyrtar për institucionet që duhet t’u japin zgjidhje këtyre çështjeve. Sipas Avokatit të Popullit, ankesat kanë ardhur për mënyrën e aplikimit për dëmshpërblim. Për shumë ish-të përndjekur rezulton se procedura që po aplikon Ministria e Drejtësisë është e paqartë për ta. Në rrugë zyrtare, Dobjani në rekomandim ka paraqitur dhe numrin e personave që preken nga ankesat e renditura prej ish-të përndjekurve.
Ankesat
Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit kanë paraqitur ankesa shoqatat e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë në të cilat pretendojnë se Ligji Nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe me Rezolutën e Këshillit të Europës për Dënimin e Krimeve të Komunizmit. Në këto dokumente përcaktohet e drejta e viktimave të regjimit komunist për rivendosjen e drejtësisë, rehabilitimin moral e politik, dëmshpërblimin ekonomik, si dhe riintegrimin real në shoqëri. Gjithashtu ata pretendojnë se Ministria e Drejtësisë ka miratuar disa procedura tepër të ndërlikuara dhe të vështira për t’u plotësuar dokumentacioni që u kërkohet të dënuarve politikë për të përfituar dëmshpërblimin që u takon sipas Ligjit përkatës. Sipas tyre, procedurat e miratuara nga Ministria e Drejtësisë janë në kundërshtim jo vetëm me ligjet dhe VKM-të e miratuara për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, por ato janë edhe në kundërshtim të hapur me Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2007. “Në lidhje me këtë çështje, në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë ardhur edhe shumë ankesa individuale nga ish-të dënuarit politikë, me të njëjtat kërkesa”, - thuhet në rekomandimin e Dobjanit.
Zgjidhja
Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ish-të dënuarve politikë, ligjet si dhe aktet nënligjore e administrative të nxjerra nga institucionet shqiptare për dëmshpërblimin e tyre. Specialistët e këtij institucioni kanë arritur në përfundimin se shumë të persekutuar politikë nga regjimi komunist janë përjashtuar padrejtësisht nga e drejta e dëmshpërblimit moralo-financiar. Për këtë arsye, Avokati i Popullit e ka mirëpritur iniciativën për disa shtesa në skemën e përfituesve për dëmshpërblim. Madje, specialistët, duke u njohur më mirë me ankesat e ish-të përndjekurve, kanë dhënë dhe disa sugjerime të tjera që ata mendojnë se duhet të shtohen në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.
Rekomandimet e Dobjanit për ish-të përndjekurit
1. Zgjerimi i listës së veprave penale politike të përcaktuara në Nenin 5 të ligjit në fuqi. Rezulton se në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur rreth 50 kërkesa nga ish-të dënuarit për veprat penale që propozohen të shtohen dhe ky ndryshim mendojmë se është një hap pozitiv për këtë kategori ish-të dënuarish politikë të regjimit komunist.
2. Zgjerimi i rrethit të përfituesve të dëmshpërblimit financiar të përcaktuar në Nenin 8 të ligjit aktual, duke përfshirë motrën, vëllain, nipin apo mbesën e ish-të dënuarit politik. Sipas verifikimeve tona, në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur rreth 460 kërkesa nga shtetas me këto lloj lidhjesh me ish-të dënuarin politik (motra, vëllai, nipi apo mbesa). Edhe ky ndryshim është një hap pozitiv për ta pasi edhe ata janë përndjekur dhe persekutuar si pasojë e këtyre lidhjeve që kanë pasur me ish-të dënuarin politik.
3. Shtyrja e afatit të paraqitjes së kërkesave deri në datën 01.07.2009, afat që sipas Nenit 19 të ligjit ka përfunduar në datën 19.12.2008. Sipas verifikimeve tona rezulton se në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur pas afatit të përcaktuar në ligj rreth 700 kërkesa. Prandaj ky ndryshim është i nevojshëm sepse u jep të drejtën e përfitimit të dëmshpërblimit financiar edhe këtyre ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist apo dhe familjarëve të tyre që kanë paraqitur ankesa tej afatit.
4. Avokati i Popullit rekomandon që nëpërmjet kësaj nisme legjislative të shtohen edhe të ekzekutuarit pa gjyq dhe t’u njihet e drejta e dëmshpërblimit financiar edhe familjarëve të kësaj kategorie. Pra një tjetër mangësi e ligjit aktual është edhe çështja e mostrajtimit dhe dëmshpërblimit të personave të arrestuar për motive politike dhe të vdekur në qelitë e sigurimit nga torturat çnjerëzore të kryera ndaj tyre nga hetuesit dhe prokurorët, si edhe të atyre që kanë vdekur në burgjet ose kampet shfarosëse të punës së detyruar dhe të papaguar, nga uria, keqtrajtimi, sëmundjet, vetëvrasjet apo vrasjet që në fillim të vuajtjes së dënimit ose pa e plotësuar atë. Të vdekurit nga torturat në qelitë e hetuesisë dhe të Sigurimit nuk arritën të dënoheshin dhe për pasojë rezultojnë të “padënuar”, pra të “vrarë pa gjyq”. Si të tillë, familjarët e tyre nuk e gëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit. Gjithashtu për të vdekurit në burgje, për arsyet që përmendëm, nuk është e drejtë që familjarët e tyre të dëmshpërblehen vetëm për tetë vite burgim, ndërkohë që familjarit të tyre i ka humbur jeta në rrethana të tmerrshme dhe një pjese të tyre akoma nuk iu është gjetur varri. Ligji nuk bën asnjë zgjidhje për këto raste. Kjo është një shkelje flagrante e “Konventës kundër torturës dhe dënimeve apo trajtimeve të tjera, mizore, çnjerëzore ose degraduese”. (neni 14 i saj). Kësisoj fshihen nga lista dhe u hiqet padrejtësisht e drejta e dëmshpërblimit rreth 4000 të ekzekutuar pa gjyq, duke njohur të drejtën vetëm për 2000 persona të ekzekutuar me gjyq. Ky veprim nuk është gjë tjetër veçse zvogëlim dhe fshehje e krimeve monstruoze të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri, gjë që bie ndesh me Rezolutën e Këshillit të Europës që i detyron shtetet palë për identifikimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit.
5. T’u njihet e drejta e dëmshpërblimit moral e financiar edhe atyre personave që për shkak të përndjekjes politike nga strukturat kriminale të regjimit komunist pësuan dëmtime të rënda të shëndetit mendor dhe u klasifikuan si të sëmurë psikikë. Ligji 9831, datë 12.11.2007, pa asnjë motivim dhe në kundërshtim me çdo normë humane dhe njerëzore, u ka mohuar këtyre personave të drejtën e dëmshpërblimit kësaj kategorie të përndjekurish politikë. Këta persona do të duhej të kishin përkujdesjen e veçantë e të drejtpërdrejtë të strukturave shtetërore. Këtë kategori të persekutuarish politikë Ligji Nr. 7748 “Për Statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, në pikën a të nenit 3 me të drejtë i ka futur në një kategori me personat që kanë humbur jetën.
6. E papranueshme për ankuesit është edhe ajo që përcaktohet në paragrafin e fundit të nenit 6 të ligjit objekt diskutimi ku thuhet se: “Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme”. Sipas kësaj dispozite dhe sipas akteve të tjera nënligjore apo administrative, nënkuptohet dhe kërkohet të llogaritet edhe shtëpia që i është blerë me kontratë të rregullt shitblerjeje Entit Kombëtar të Banesave nga ish-i dënuari politik apo familjarët e tij.
19 Mars 2009