E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Spanja 24 vjeçarja

Interpol Tirana ka kryer një ditë më parë, ekstradimin nga Spanja në Drejtim të Shqipërisë të shtetases Valmira Mahmutaj 24 vjeç, lindur në Berat. Ekstradimi i saj u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në 2006, e ka dënuar shtetasen e mësipërme, me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të të miturve". Në 2004-ën, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat kanë bërë kallëzim dy të miturat A.K 18 vjeç dhe M. E 19 vjeç. Ato kanë deklaruar se shtetasja Valmira Mahmutaj në bashkëpunim me persona të tjerë, nga qyteti i Sarandës kanë tentuar të kalojnë dy të miturat në Greqi, dhe më pas në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Madridin në datën 08.11.2007, në Spanjë, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i kësaj shtetaseje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›