E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, rrezohet kerkesa per hetim te brendshem

Komisioni i Sigurise kombetare ka kaluar pa shume debate projektligjin e ri te policise se burgjeve duke rrezuar poshte vetem nje nga kerkesat e organit te interesuar.

Shefi i policise se burgjeve i ka kerkuar ketij komisioni t'i jape mundesine disa prej oficereve te policise se burgjeve atributin e nje oficeri te policise gjyqesore per kryerjen e hetimeve ne momentin qe ndodh nje ngjarje brenda ambienteve te burgut.

Ai ka sjelle si fakt vonesen e policise se rendit dhe prokurorise ne dy ngjarjet e fundit problematike ne burg ne Burrel dhe Fushe – Kruje.

"Oficeret e policise gjyqesore kane ardhur me shume vonese ne rastin e Fushe-Krujes, ku te denuarit ishin ne revolte, ndersa prokuroria ka nderhyre pas dy-tre ditesh", u shpreh drejtori i Policise se Burgjeve, Shpetim Baci.

I gjithe komisioni ka qene kundra kesaj kerkese.

Ne projektiligjin e ri eshte rregulluar ceshtja e armeve ne burg, pas verejtjeve te fundit te organizmave nderkombetare.

Tashme asnje polici nuk i lejohet te mbaje arme vdekjeprurese brenda ambienteve te burgut. Personeli armatoset vetem ne rast te operacioneve te jashtezakonshme.

Nderkohe qe nuk lejohet as shkopi i gomes brenda perimetrit te burgut dhe se armet per kete polici do te percaktohen nga vendimet e qeverise.

Persa i perket perdorimit te forces, ne nje nen te vecante thuhet se ushtrohet force vetem ne momentin e nje tentative arratisje apo ne rast te vetembrojtjes. 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›