Shkup, shqiptar polici qe humbi jeten

Eshte shqiptar polici i njesise “Alfa” qe humbi jeten sot ne Shkup si pasoje e plageve te marra nga nje atentat me arme zjarri qe kishte si objektiv patrullen e policise.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave agjenti ne fjale quhet Afrim Arifi, 38 vjec.
Nderkohe, dy agjentet e tjere te cilet mbeten te plagosur nga te shtenat e armeve jane nen vemendjen e vazhdueshme te mjekeve te spitalit te Shkupit.
Burimet shtojne se autoret e atentatit jane ende te paidentifikuar, por strukturat e Ministrise se Brendshme po punojne ne kete drejtim.