Vlore, aksion per prishjen e ndertimeve pa leje

Inspektoriati ndertimor ne bashkine e Vlores ka nisur aksionin e paralajmeruar per prishjen e nje numri te konsiderueshem ndertimesh pa leje.
Zona prej nga ka nisur aksioni ka qene ne Ujin e Ftohte. Vlerësuar si nje zone problematike, referuar ndërtimeve te shumta ne te, aksioni eshte perqendruar pikërisht ne ndërtimet te vendi i quajtur Kalaja, ne nje nga kodrat e tij, janë vendosur inspektoret e këtij inspektorati, te cilat veprimet e tyre i kane mbështetur nga policia bashkiake.
Me nje liste vendim prishje, te miratuara nga strukturat qendrore te bashkisë, ndërhyrjet janë perqendruar pergjate kodrës, ku terreni ka kushtëzuar paksa veprimet ne diten e pare.
Janë shkateruar nje numer i konsiderueshem ndertimesh dhe ky aksion do te vijoje pergjate dy javëve.