Burgjet, shkollë për të dënuarit ne Fushë Krujë
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur sot se "në burgun e Fushë Krujës do të hapet shkolla e dytë 9-vjeçare në sistemin penitenciar, ku kanë shprehur dëshirën për t'u arsimuar 34 persona me liri të kufizuar”.
TIRANE- Pas hapjes së shkollës për të dënuarit në burgun e Peqinit, një tjetër qendër arsimore do të çelet nesër, këtë herë në burgun e Fushë Krujës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur sot se "në burgun e Fushë Krujës do të hapet shkolla e dytë 9-vjeçare në sistemin penitenciar, ku kanë shprehur dëshirën për t'u arsimuar 34 persona me liri të kufizuar”.
Në këtë shkollë do të jepen 6 lëndë, Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Matematikë, Histori, Gjeografi, Shkenca (kimi, biologji, fizikë). Në bazë të marrëveshjes dëftesat do të jepen nga Zyra Arsimore e Fushë Krujës dhe do të jenë të barazvlefshme me dëftesat e shkollave të tjera. Ndërkohë që tekstet mësimore ofrohen falas.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë përsipër sigurimin e kushteve, lehtësirave dhe infrastrukturës së nevojshme si dhe sigurimin e transportit të personelit mësimdhënës në institucionet përkatëse. Ndërsa po punohet për fillimin e procesit mësimor edhe në 3 institucione të tjera, në burgun e Burrelit, Rrogozhinës dhe Korçës.
Më parë procesi mësimor në sistemin penitenciar zhvillohej në mënyrë jo-formale nga sektorët e edukimit dhe ishin të organizuara në formën e kurseve kundër analfabetizmit.
(d.b/BalkanWeb)