E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha në vizitë dyditore në Katar

Në këtë vizitë, kreu i qeverisë gjatë qëndrimit në Katar, do të pritet nga Emiri dhe nga Kryeministri i Katarit. Pas bisedimeve, midis të dyja palëve do të nënshkruhet një marrëveshje për sigurinë e investimeve. 

TIRANE-Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Katar, me ftesë të Kryeministrit të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Sic bën të ditur në njoftimin zyrtar kryeministria, në këtë vizitë, kreu i qeverisë gjatë qëndrimit në Katar, do të pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Pas bisedimeve, midis të dyja palëve do të nënshkruhet një marrëveshje për sigurinë e investimeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime me biznesmenë nga Katari dhe do të pritet nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit të Katarit z. Isa abu Isa.
Në vazhdim të vizitës, Kryeministri Berisha do të vizitojë Muzeun Islamik të Artit, Akademinë “Aspire” dhe do të takohet me përfaqësues të Fondacionit “Katar”.
Në vizitën e tij në Katar, Berisha do të shoqërohet nga ministri i Financave z.Ridvan Bode.
Katari është vendi që dje njohur zyrtarisht shtetin ri të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›