E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu i Peqinit, i dënuari me 10 vite burg për vrasjen e policit nuk kthehet në qeli pas lejes

PEQIN- Romeo Rustemaj, i dënuar me 10 vite burg për vrasje në rrethana të cilësuara të një oficeri policie, nuk kthehet në burgun e Peqinit pas lejes shpërblyese.

Burime nga drejtoria e burgut Peqin, bëjnë me dije se Romeo Rustemaj nga Vlora nuk është kthyer në burg pas lejes.

I dënuari kishte marrë leje më datë 7 Maj ora 13:00 dhe duhej të kthehej sot në qelinë ku vuante dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.

Romeo Rustemaj tashmë është shpallur në kërkim nga policia, duke u konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

PRECEDENTI 
Arratiset anëtari i bandës së Yzberishtit, pezullohet drejtori
Pak ditë më parë një i burgosur është arratisur nga burgu i Fushë-Krujës. 

I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, ka ikur me leje 7-ditore të dhënë nga Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës dhe nuk është kthyer më.

Pas arratisjes, u pezullua nga puna drejtori i burgut të Fushë- Krujës, Ligor Prifti
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Leje nga burgu, arratiset anëtari i bandës së Yzberishtit, pezullohet drejtori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›