Komunistët: Bojkoti i KQZ i gabuar, Rama po i dhuron fitoren Berishës
TIRANE - Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti deklaroi dje se Edi Rama dhe Ilir Meta do të etiketohen “bashkëpunëtorë të Berishës”, nëse nuk çojnë anëtarët në KQZ. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dajti tha se Rama i ka premtuar ruajtjen e votave, ndërsa pas zgjedhjeve nuk do të kërkojë as vende në ministri apo poste publike, por rishikimin e figurës së Enver Hoxhës.
Z.Dajti, ju keni bërë një deklaratë ku akuzoni Ramën e Metën se po i lenë zgjedhjet në dorë Berishës, duke mos zënë vendet në KQZ. Ju jeni një nga aleatët në këtë koalicion. Ka ndonjë problem mes jush?
Po të shikojmë Kodin Zgjedhor, Berisha me këtë Kod që kanë bërë këta është në rregull dhe t’i lëmë në dorë ne t’i numërojë votat tona, t’i bëjë Berisha të gjitha dhe të na çojë drejt humbjes, kjo është krim për ne. Kjo është e gjitha, sepse bojkot në 2007, bojkot kur u zgjodh presidenti, bojkot në 2009, bojkot në 2011, bojkot kur u zgjodh presidenti, tani Berisha po e merr pushtetin vetëm me këto veprime që po bën Edi Rama. Ne punojmë për të marrë votat dhe për të sjellë opozitën në pushtet dhe ia lëmë të gatshme Berishës, ndërkohë Evropa thotë “një hap para, dy hapa mbrapa, jeni në rregull” dhe kjo është ideja. Nuk kanë kuptim këto bojkotet. Ne duhet të zëmë vendet se Berisha është i mundur këtë radhë, por nëse vazhdojmë kështu, mendoj që po ia falim fitoren në tavolinë. Është kapitullim për ne. Ne e kemi thënë prej shumë vitesh se klasa politike shqiptare ka nevojë për një reformim të thellë të brendshëm, për të mos sjellë si pasojë përmbysjen e saj një herë e mirë me revolucion popullor, por me keqardhje vërejmë papërgjegjshmëri ndaj interesave të popullit nga të dyja krahët e politikës.
Në deklaratë kishte një lloj kërcënimi kur thuhej se ne do të njohim dhe urojmë fituesin e zgjedhjeve, që do të thotë që mund të jetë edhe Berisha fituesi. Do ta uroni?
Nëse ne ia lemë të gjitha Berishës në dorë, t’i bëjë ai zgjedhjet dhe pastaj të dalim e të themi që na i vodhi, kjo nuk ka kuptim. Do ta çojmë Shqipërinë drejt katastrofës prapë?
Po atëherë, ju do ta merrni Berishën në telefon dhe ta uroni, nëse ndodh që fiton për këtë shkak?
Nuk ka mundësi që ne komunistët t’i urojmë fitoren Berishës, por që t’i dalim përpara se keqes dhe të jemi më largpamës. Ju i dini marrëdhëniet tona me Berishën. Nëse vazhdohet kështu dhe i lihet në tavolinë Berishës, siç ka ndodhur dy herë me presidentin, atëherë nuk mbetet gjë tjetër vetëm për ta uruar për fitoren dhe atëherë ne do t’i quajmë bashkëpunëtorë të Berishës. Tani e njëjta gjë ndodhi në 2009, por këto janë lojëra si në filmat me kartona, Tomi me Xherrin.
Si janë marrëdhëniet tuaja me zotin Rama?
Janë shumë të mira dhe ne po punojmë. Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe nuk kemi asnjë lloj konflikti të brendshëm. Këto janë qëndrime politike që ne i mbajmë dhe i shikojmë si mjaft të rrezikshme dhe i kujtojmë Edi Ramës që duhet të shkojë në KQZ bashkë me Ilir Metën dhe të mos i lerë asnjë lloj hapësire Sali Berishës që ai të luajë me zgjedhjet, sepse kemi një histori të hidhur gjatë këtyre viteve. Ne nuk presim që Evropa të mos i njohë zgjedhjet.
Çfarë kërkesash i keni bërë Ramës si parti aleate pas zgjedhjeve?
Unë e kam deklaruar publikisht që ne vetëm pas zgjedhjeve, pavarësisht premtimeve që ka bërë Edi Rama, e kemi firmosur, por pas zgjedhjeve mund të ulemi të diskutojmë. Ne i kërkuam vetëm diçka, të ruajë votat, të numërohen votat saktë dhe e dyta, që është e rëndësishme për ne, është rishikimi i figurës së Enver Hoxhës, që do të jetë diçka që kurrë nuk do të negociojmë dhe nuk do të tolerojmë. Është e padiskutueshme. Ne nuk kemi probleme as për ministri, as për tjetër gjë, por janë disa qëndrime tonat politike që Edi Rama e PS duhet t’i plotësojë pasi të vijë në pushtet. Ai qëndrimet tona politike i di. Por qëndrimi ynë më emergjent është numërimi i votave në mënyrë të saktë dhe ai ka dhënë fjalën që nuk diskutohet që votat do të numërohen siç duhet.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)