Burimi i servilizmit “demokratik”
Hapur e pa pikë droje, nëpër media ka shpërthyer një si mallëngjim, nakatosur me servilizëm e puthadorësi të paparë e të padëgjuar kurrë më parë (veçanërisht pas dorëheqjes së detyruar) të primarit “historik”, të vetëshpallurit i pazëvendësueshëm e i pakonkurrueshëm i qeverisë, i PD-së dhe, kuptohet, edhe i mbarë Shqipërisë. Ca më tepër kjo lepepeqëri shtinjake shtiret të shfaqet edhe më shterpake se në Shqipërinë e diktaturës, kur me ligj qytetarët detyroheshin, me hir e pahir, t’i thoshin derrit dajë dhe ujkut dele. Dje qahej me logori e ububu kur udhëheqësi ndërroi jetë e na la shëndenë, sot ndjekësit qajnë me oji e me lebeti (para kamerave) jo se kreu i tyre s’është më në jetë, por se ka humbur zgjedhjet! Pu , pu, ç’na gjeti! Vaj vatani e mjer mileti!
Kujë e zezë! E kur? Tani që presupozohet se jemi të lirë. Se jetojmë në demokraci funksionale. Se për pak dhe do të na fusin në Evropë. Se quhemi të barabartë. Se jemi më mendjehapur. Se gëzojmë pluralizmin në të gjitha dimensionet, deri në anarki e hyrjabyrja. Se bashkëjetojmë në një shoqëri demokratike që i pat thënë sikterr njëzet e tre vite më parë kultit të individit dhe frikës kolektive që mbillnin organet okulte të Sigurimit. Nuk mjafton habia për të shpjeguar dukurinë e servilizmit “demokratik”, teksa përballesh me këtë fantazmagori zyrtarësh dhe autoritetesh puthadorë; edhe pse shumica e qytetarëve të zakontë votuan kundër kultit të individit të Berishës!
Nuk ka burrë e grua të mos e dijë se edhe në këtë “demokraci deledash” pushteti i djeshëm të detyronte të shfytyroheshe; të shqiptoje atë që nuk e besoje e nuk e mendoje; të brohorisje edhe për atë që e përbuje; të dilje me përdhunë nga shtëpia e nga zyra nëpër tubime elektorale; të të kërkonin votën, si hajduti kuletën; të të merrnin erzin dhe më pas edhe kartën e identitetit; të të blinin vullnetin dhe mënyrën e gjykimit për një thes miell a për një lopë; të të nëpërkëmbnin dinjitetin vetjak e kombëtar për një copë bukë e për një vend pune. Si është e mundur pra që edhe në demokraci të funksionojë kjo makineri mediatike e cila, me detyrim e sforcim kërkon të gjenerojë e shumëfishojë sa më shumë skllevër?
Shqiptarët votuan që 23 qershori të jetë dita e fundit e kësaj rropame morale që quhet kult i individit. Se kulti i individit na la kaq gjatë e kaq shëmtuar në tranzicion. Në ngërç. Në hasmëri ndërpartiake të pakuptimtë të shqiptarit me shqiptarin, njëlloj si dje lufta e mallkuar e klasave. Po a thua të jetë e mundur kjo “ringjallje”, më shumë se “rilindje”? A do të mundet qeveria e re dhe Rama ta shkulin me rrënjë e me degë këtë sëmundje ngjitëse të trashëguar, këtë flamë mercenarësh lapërdharë pa din e pa iman që e moleps shoqërinë dhe administratën civile, ngaqë kultivon e mban gjallë idhuj pa krena?
***
Kjo mendësi e deformuar në shekuj nga diktatorët dhe autokratët, bejlurçinat dhe bajraktarët e (këta na kanë drejtuar jo vetëm kur nuk kishim shtet e jetonim në fise, por edhe pas 1912 e tëhu!) që sendërton marrëdhënien qytetar-pushtet, votues-zyrtar, do të jetë gjëja më e vështirë të ndryshojë. Se hyzmeqarët dhe lepepeqërit kanë qenë dhe janë më të pëlqyerit, mbështetja, mburoja, arma dhe fuqia e sundimtarëve. Listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit ishin një tjetër ligjërim zyrtar i kësaj marrëdhënie të deformuar që provon se si i duan vartësit e tyre.
Ndaj edhe sot, si rezultat i trushpëlarjes, sa më servil të jesh, sa më paturpësisht të sillesh në publik, sa më hapur, faqe botës, të shfaqësh pafytyrësinë e servilizmit ndaj një të madhi, ndaj kreut të partisë në pushtet, aq më i suksesshëm, i kamur dhe i shquar je. Mjafton të ndjekësh një sherr-debat, të nakatosur me zëdhënës e zëmarrës për t’u bindur për sa më sipër. Kurrkund nuk mund të ketë demokraci funksionale aty ku ligjin dhe moralin e ngjizin dhe e përdhosin servilët, aty ku një mercenar partiak vlen më tepër se një njeri me dinjitet! Se, ç’i shtyn krerët e lartë të PD-së të vajtojnë e më pas “të provojnë” se Berisha jo vetëm që është burrë i paparë shteti, por edhe të shprehen kundër vullnetit të popullit që votoi rrëzimin e Berishës? Si asnjëherë tjetër këta superservilë të pashembullt guxuan ta akuzojnë popullin si mosmirënjohës, se, medemek, “Berishën e ndëshkuan të mirat që ai i paska bërë këtij populli...”, i cili votoi jo me mend, por me “filozofinë e stomakut”...
Sigurisht që këta opinionbërës nuk shërbejnë për hiçmosgjë, nuk klientelizohen, nuk luftojnë e nuk pranojnë ta bëjnë emrin e vet blozë për një thes me miell, për një lopë a një pesëmijë lekësh, aq më pak për bindje e ideal, por për shumë më tepër. Mirë dje që Berisha ishte i gjithëpushtetshëm, por sot që ka rënë nga fiku nuk mund të jetë frika prej tij justifikim. Cila të jetë shifra e shpërblimit për një vetëleqendisje të tillë publike? Deputetllëku? Futja e emrit në listë? Emërimi në të ardhmen e afërt në ndonjë ministri a Bashki? Licenca e kandidimit për kryetar partie? Frika se mos të dalin të palarat e paudhësitë sheshit? As këto pyetje nuk e shpjegojnë dot këtë dukuri të shëmtuar.
Në fushën e pamatë të servilosjes nuk ka bursë, nuk ka inflacion, nuk ka masë, nuk ka çmim të paracaktuar. Sot vlen vetëm mënyra se sa je i aftë të shfaqësh e ta shesësh lëpirjen e llapaqenërinë si besnikëri. E pra, ç’ishte dhe ç’mbeti nga KOP-i famshëm i PD-së së 2005-ës, nga ata të rinj të papërlyer e të shkolluar, apo nga katarsisi i famshëm i PS-së? Në të dy krahët, në fund të garës, përfituan vetëm servilët, puthadorët, sahanlëpirësit më të shkathët e, pse jo, edhe më të talentuarit.
Ky “proces” bythëlëpirës doli në skenë më hapur se kurrë këto ditë, pas dorëheqjes së Berishës, teksa thuhet se do të zgjidhet mëkëmbësi i të pazëvendësueshmit!
***
Është provuar tashmë se në Shqipëri servilizmi politik vlen më shumë se titulli Nder i Kombit, apo Mjeshtër i Madh që jep Presidenti. Aftësia e talenti për t’u servilosur, dmth për t’u vetëleqendisur publikisht të hap dyert e “NE”-së, më pas të karrierës, të fut në listë, të emëron deputet, ministër, anëtar bordi, anëtar KQZ-je, KLSh-je, KLD-je, anëtar Kryesie, Akademie,etj etj; dmth të nxjerrë nga anonimati, të bën të dukesh më i mençur dhe më i fortë, më i mbrojtur e më i sigurtë. Servilizmi ka qenë dhe ka mbetur “puna” më e paguar, zanati më i lakmuar sot për sot. Sepse pa mund e pa djersë, pa merita e pa kontribute ai të shndërron sakaq nga një Hiç, në të shquar të paprekshëm! A lipsen shembuj për të ilustruar sa më sipër? Besoj se jo.
Nga shembujt e shumtë të “elitave” tona intelektuale, politike e akademike, është krijuar bindja se po të dish të servilosesh me sukses, dmth po ta kesh mirë me një të madh, me një klan, me një kryetar partie, do të kesh pushtet, do të përfitosh tendera, famë, poste, ofiqe, para e pasuri, pushtet të pakufizuar e të pakontrolluar, me të cilat mund të blihet e sigurohet nesër lavdia dhe shpëlarja e ndërgjegjes dhe e dinjitetit, duke restauruar (pastruar) nesër edhe nderin, respektin, emrin e ndotur. 23 qershori vendosi që kjo mendësi më së paku duhet të ndalet! Por nuk po ndodh kështu, përkundrazi!
***
23 qershori provoi gjithashtu se 23 vitet në tranzicion nuk e paskan masakruar dot gjykimin e drejtë të votuesit të thjeshtë, anonim. U provua gjithashtu se nuk qenka e vërtetë që servilizmi, si kemi pas kujtuar, gjendet në raport të drejtë me varfërinë, me mjerimin, me papunësinë, me shtypjen, me nevojën instiktive për të mbijetuar, gjendje të cilat mund ta justifikojnë deridiku puthadorësinë që shkallmon dhe denatyron dinjitetin njerëzor.
Ndodhi e kundërta: më servilë e më të deformuar qenkan ata që kanë fituar pushtet të pamerituar, ata që janë sipër, afër Njëshit, ata që kanë përfituar e janë pasuruar prej tij. Këta kanë më tepër frikë, këta janë më të depersonalizuar, këta detyrohen të rrëfejnë shfytyrimin e vet moral në publik sa herë e si ta kërkojë “Ai”, të mbrojnë madje edhe atë që nuk mbrohet, pa dëshmuar respekt minimal për opinionin publik, por as për emrin vetia.
Populli tregoi se i paska rezistuar trushpëlarjes dhe trysnisë mediatike që hakatej ta bindte se ishte më i lumturi në rajon e më gjerë...Ishte kështu, se më 23 qershor, ata qindra mijë mësues, nëpunës, qytetarë e katundarë, nxënës dhe infermierë që u çuan si kope me lista e firmë nëpër mitingjet e Berishës, duke i detyruar të brohorisnin para kamerave, ca nga zori e ca nga detyrimi, nuk votuan për të. Ku shkuan 500 e ca mijë fansat e ‘facebook’-ut, ata 150 mijë “entuziastë” të papërmbajtur që morën pjesë në mitingun përmbyllës të Tiranës? Sikur të kishin votuar për Berishën të gjitha ata që anekënd Shqipërisë e ndoqën, i shkruan në ‘facebook’, e duartrokitën me zjarr e patos të papërmbajtur, rezultatin e fitores sigurisht që do ta kishte pasur në xhep Saliu. Një botë virtuale e ngritur me gënjeshtra dhe e mbrojtur nga servilët mediatikë të shitblerë qenka më e dobët se një kukull plasteline e vendosur përballë dritës së diellit.
Më 23 qershor shqiptarët dëshmuan se nuk mund të duronin më gjatë përdorjen, dhunën, mënyrën arrogante se si kreu i pushtetit ekzekutiv i detyronte nëpunësit e vegjël dhe zyrtarët e lartë të tregoheshin servilë e puthadorë para kamerave, para syve të qytetarëve. U dënua dhe u ndëshkua, kësaj here me votë, kulti i individit.
Ja përse vota e 23 qershorit mund të quhet votë e dinjitetit, e dënimit mbarëkombëtar të servilizmit e të puthadorësisë ndaj “idhujve’ të vetëshpallur të përjetshëm e të pagjykueshëm. Nëse administrata civile në të gjitha nivelet, sidomos organet e Drejtësisë, që nga maja e piramidës e teposhtë, do të kurohet e më pas do të shërohet nga kjo sëmundje, atëherë mund të besohet e shpresohet se kemi nisur të rilindim si qytetarë dhe si shoqëri demokratike!
(GSH/BalkanWeb)