Ish-konsulenti i Tony Blair: Ramën e kam shok, më kërkon këshilla
TIRANE - Partia Socialiste pritet të mbledhë ditën e premte, Asamblenë Kombëtare të saj. pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, kryetari socialist, Edi Rama, tashmë pritet të marrë edhe mandatimin nga ana e forumit të lartë socialist, për të drejtuar qeverinë e re. Të gjithë anëtarët e Asamblesë janë njoftuar se Asambleja do të mblidhet, në orën 11:00, në të njëjtin mjedis si përherë, tek Xibraku, ndërsa tematika e mbledhjes nuk është njoftuar. Por, burimet bëjnë të ditur se një nga temat është edhe aleanca me LSI-në, ndarja e portofoleve qeveritare, jo vetëm me përfaqësueist e kësaj partie, por me të gjithë aleatët që ishin pjesë e fitores së zgjedhjeve. Nuk ka një konfirmim, në fakt, nëse në këtë mbledhje do të vendoset edhe për ndarjen e postit të ministrit nga ai i deputetit, një risi, kjo e futur në PS nga vetë kryetari Edi Rama. Në diskutim, siç ka thënë Rama është edhe pozicioni i tij, nëse do të mbajë njëherësh edhe postin e kryeministrit edhe mandatin e deputetit. Ai ka bërë të qartë se për të nuk ka rëndësi se si do të jetë vendimi. Kjo mbledhje do të shërbejë edhe për një falenderim për kontributin e të gjithë anëatrëve të Asamblesë, por edhe si një nisje e mirë për marrjen e punëve të ekzekutivit në dorë. Ndërkohë dje, Alister Kempell, këshilltari mediatik i ish-kryeministrit britanik, Toni Bler tha dnë një intervistë në “Opinion” të Blendi Fevziut se me Edi Ramën është bërë shok. “Jam bërë shok i Edi Ramës. Ai më pëlqen shumë. Ne flasim herë pas herë bashkë. Ai kap telefonin dhe më kërkon këshilla”, tha Kempell, autor i librit “Vitet me Toni Ber”.
Është e vërtetë se jeni kontaktuar nga Partia Socialiste për të punuar, ose për t’i ndihmuar ata gjatë zgjedhjeve të ardhshme?
–Këtu apo në Britani?
Këtu, në Shqipëri.
Jo, puna është kështu. Kur ditari im doli në fillim në anglisht, zëdhënësi i Edi Ramës, Endri Fuga, u lidh me mua nëpërmjet ‘Facebook’-ut, prapë media e re, dhe më tha: ‘Kam ndjekur karrierën tuaj, unë po bëj një punë të ngjashme me ju për liderin socialist në Shqipëri. A mund të vij t’ju takoj?’. Erdhi dhe më takoi. Takova edhe Edi Ramën. Jam bërë shok i Edi Ramës. Ai më pëlqen shumë. Ne flasim herë pas here bashkë. Ai kap telefonin dhe më kërkon këshilla. Jam akoma i majtë. Ju jeni i djathtë, pëlqeni znj. Theçer. Unë nuk e pëlqej atë, por unë mendoj se ai është djalë i mirë dhe nëse do të marrë telefonin të më kërkojë ndonjë këshillë, do t’ia jepja me shumë dëshirë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)