E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, thesar nafte e gazi në 4 zona; njëra afër Korfuzit

Zgjidhet misteri i "arit të zi" të varrosur në detin Jon dhe në jug të Kretës. 

Ministria greke e Mjedisit ka në duar rezultatet e matjeve të kryera nga firma norvegjeze Petroleum Geo Services për ekzistencën e hidrokarbureve në det. 

Sipas këtyre matjeve, 4 zona tregojnë potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozitat e naftës dhe gazit. 

Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë e Shqipërisë, dhe shtrihet poshtë deri në zonën e detit të Jonit, përballë Gjirit Ambrakiko. 

Fusha e dytë është në perëndim të Qefaloniasë dhe arrin deri në zonën e tretë, në Katakolo. 

Rajoni tjetër premtues është në jug të Kretës dhe shtrihet që në kufijtë me Libinë deri në perëndim të Italisë. 

Firma norvegjeze PGS, e cila ka mbledhur të dhëna për 12 500 km gjatësi, do t’i shesë ato për kompanitë e naftës. 

Zyrtarët e ministrisë thonë se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›