Lideri lind nga rithemelimi i PD
Zëvendësimi i kryetarit të vjetër të PD me një kryetar të ri po shkon në një drejtim që sa vjen e bëhet më i mjegullt për opinionin publik dhe demokratët. Në ikjen e tij z.Berisha po e komplikon gjithmonë e më shumë skemën e zëvendësimit, duke synuar të fshehë të dyja: Edhe natyrën e procesit, edhe thelbin e personalitetit që do ta zëvendësojë. Aty, brenda skemës, në mënyrën më të çuditshme bashkohen të pabashkueshmet: Zgjerimi i demokracisë dhe shkelja e Statutit; largimi i kryetarit nga drejtimi i PD dhe sundimi akoma më i madh i tij mbi të; e drejta e çdo demokrati për t’u zgjedhur dhe përjashtimi i kandidaturës së demokratit të thjeshtë nga varianti zyrtar i kandidaturave të kryesisë së PD; fillimi i ri, por me njerëz, struktura dhe metoda të vjetra. Po bëhet e pamundur që skema e zëvendësimit të lidershipit të ri të PD të kuptohet në thelbin e vet. Logjika e thjeshtë dhe solide dorëzohet, bëhet copë e çikë kur tenton deshifrimin e kësaj skeme. Ajo që iu mbetet njerëzve të thjeshtë në tentativën për të kuptuar se ç’po ndodh në procesin e zëvendësimit të kryetarit në ikje me kryetarin e ri është fallxhorëku. Qytetarët dhe demokratët e thjeshtë të këtij vendi po e bëjnë këtë. Si në operat kineze, në të cilat varësisht nga figurat që formoheshin në sfondin e skenës gjigante spektatorët arrinin të nuhasnin se ç’pozicion do të merrte aksh anëtar i Byrosë Politike dhe se kush do të ishte ai që do të zëvendësonte në të ardhmen kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, edhe sot, pas dhjetëra vitesh, në një sistem demokratik, shqiptarët përpiqen të zbulojnë të vërtetën e procesit të zëvendësimit të kryetarit në ikje të PD përmes mimikës së tij, fjalëve dhe rreshtave të drunjta të fjalorit që përdor, pjerrësisë së buzëqeshjes së një kandidati të sapo shpallur, shkallës së deformimit të tipareve katundareske të një nënkryetari gjatë deklaratave të tij. Aq sa kanë filluar të shpresojnë, ekzaktësisht ashtu si shpresuan që paratë e tyre do të shumëfishoheshin te Sudja, se më në fund edhe PD po hapet, po bëhet vërtet demokratike.
* * *
Po të hysh në thelbin e procesit të zëvendësimit të kryetarit në ikje me një tjetër, gjërat rezultojnë të jenë pa shpresë, aq më shumë, pa pikën e legjitimitetit. Kryetari në ikje i PD e filloi procesin e zëvendësimit me një lajm që ai e dinte mirë se do të prekte zemrën e çdo demokrati dhe i shoqëruar me aktin e dorëheqjes, do të riformatonte profilin e tij të rrënuar publik. Ai lajmëroi se kryetari i ri do të zgjidhej duke aplikuar parimin një anëtar një votë. Qytetarët e këtij vendi nuk kanë kohë të arsyetojnë më gjatë dhe prandaj e morën këtë si një lajm të mirë dhe vazhduan rutinën. Në fakt ky është një lajm i keq. Lajmi shpreh, para së gjithash, një ndryshim në formën ekzistuese të zgjedhjes së kryetarit të PD, gjë që mund të bëhet legjitim vetëm nëse ndryshohet statuti i partisë. Statuti i partisë, nga ana tjetër, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i partisë dhe që të ndodhë kështu, ky Kuvend duhet të mblidhet, të shqyrtojë propozimin e kryetarit mbi ndryshimin e formës së zgjedhjes së autoritetit më të lartë të partisë. Nëse Kuvendi nuk mblidhet, pra, nëse Statuti nuk ndryshon, atëherë përcaktimi i kryetarit të ri të PD nëpërmjet procesit një anëtar një votë është thjesht ilegjitim. Kryetari në ikje i PD, pavarësisht nga thelbi demokratik i parimit “një anëtar një votë”, po kërkon të degjilitimojë që në embrion kryetarin e ri të së nesërmes, sepse po realizon procesin e zgjedhjes së tij mbi shkeljen e Statutit të partisë. Pikërisht për këtë shkak kryetari i ardhshëm i PD do të jetë i dobët dhe pikërisht, po për këtë shkak, kryetari i vjetër i partisë, z. Berisha do të vazhdojë të mbetet kryetari ‘de facto’ i PD për sa kohë që në krye të saj, ‘de juro’, do të jetë kryetari i ri ilegjitim. Aq më shumë, e gjitha kjo shkon në forcimin e pozitës së kryetarit në ikje në sytë e partisë, sepse, në mënyrën më të thjeshtë të botës, z.Berisha po iu demonstron demokratëve që jo vetëm nuk është i detyruar të zbatojë Statutin, por, ka edhe autoritetin mbipartiak që ta bëjë dhe zhbëjë atë sa herë që i duhet dhe pa ata, demokratët.
* * *
Duke deklaruar se kryesia e PD ka kandidaturat e saj zyrtare në të cilat nuk përfshihen kandidaturat e demokratëve të thjeshtë, z.Berisha i klasifikon kandidaturat për kryetarin e ri të PD në dy grupe: Në ata që favorizohen prej tij dhe në ata që nuk favorizohen prej tij. Sipas stilit demagogjik që karakterizon shoqëritë ku sundon partia-shtet, z.Berisha thotë që ai nuk do të pengojë kandidaturat e tjera që nuk janë në grupin e kandidaturave të kryesisë së PD, por në fakt, ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i ka ulur shanset e tyre, i ka diskriminuar, dhe nën të, do të bëjë ç’është e mundur që asnjëra prej tyre të mos fitojë. Pra, përveçse ilegjitimitetit, procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD është dhe po përgatitet të jetë edhe një proces diskriminues. Gjithë këtij diskriminimi që vjen nga institucioni i kryetarit në ikje i PD, sikur të mos ishte i mjaftueshëm, po i shtohet edhe një diskriminim i natyrës njerëzore; po i shtohet një përbuzje që vjen e formulohet gati gati në formë racizmi. Një nga nënkryetarët e PD, me një mungesë dramatike të inteligjencës në pamjen e tij, i kualifikon publikisht si kandidatura sharlatanësh ato kandidatura që në fakt nuk do të dalin nga kryesia e partisë. Nën peshën e mentalitetit të “shokëve atje lart”, ai ka dhënë të kuptojë që është e vështirë të gjendet një demokrat në kufijtë e këtij shteti që të mund të zëvendësojë një kapacitet si z. Berisha. Duke tronditur kështu themelet e barazisë së konkurrimit në një parti demokratike.
* * *
I gjithë procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri po nis pa bërë publike shkaqet e vërteta të humbjes së PD. Rrjedhimisht, te çdo kandidat i paraqitur nga kryesia e PD nuk do të dihen dhe nuk do të diskutohen dy gjëra: Sa e ka përgatitur ai ose ajo këtë humbje gjatë kohës së qeverisjes së PD dhe, ç’përgjegjësi mban secili për fushatën elektorale. Zgjedhja e kryetarit të ri, prandaj, po nis nga koha zero. Ata paraqiten para demokratëve pa asnjë mundësi për të paraqitur përgjegjësitë e tyre në të shkuarën. Ai që mund të thotë diçka, një fjalë, disa fjalë, është vetëm kryetari në ikje. Ai është historia, ai është legacia e PD. Prandaj, individët kandidatë dalin para publikut pa histori përgjegjësish, pa histori individuale. Historia e çdo kandidature është e kyçur brenda historisë së kryetarit në ikje. Nga pikëpamja e legacisë, prandaj, të gjithë kandidaturat janë njësoj. Pa dallime, pa prioritete, pa gabime, pa fitore. Rrjedhimisht, pa asnjë mundësi krahasimi. Mund të mbeten vetëm dallime të vogla të mbetura në kujtesën e demokratëve. Dallimet e mëdha, ato që të bëjnë ose të zhbëjnë, do të zerohen me shpejtësi nga vetë procesi. Dallimet ekzistenciale të kandidatëve flenë të qeta në memorien e kryetarit në ikje. Ajo që do ta dallojë fitimtarin, prandaj, nuk do të jetë e shkuara, as fuqia transformuese, por qëndrimi i zotit Berisha ndaj tij. Aty fillon suksesi dhe disfata; fati i çdo kandidature.
* * *
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, ashtu siç është projektuar nga z. Berisha, është një proces ilegjitim, diskriminues, pa përmbajtje politike, dhe i vënë thellësisht nën kontrollin e tij. Ky proces, prandaj, nuk mund të prodhojë veçse një kryetar kukull, një “rrip transmisioni”, përmes të cilit z. Berisha do të vazhdojë të verë në lëvizje dhe kontrollojë PD, madje edhe më tiranisht se më parë. Një parti e skllavëruar nuk mund të prodhoje veçse një lider që nuk do të jetë kurrë i lirë, që nuk do të ketë kurrë mundësinë të rindërtojë PD-në dhe ta përgatisë atë për zgjedhje. E gjitha kjo i jep vlerë procesit të rithemelimit të PD shumë më tepër se procesit të zgjedhjes së kryetarit. Një PD e skllavëruar mund të prodhojë vetëm një kryetar kukull, dhe një kryetar kukull nuk mund ta çlirojë PD nga autoritarizmi, skllavëria. E kundërta është e vërtetë. Një PD e rithemeluar nga qindra e mijëra demokratë, pra vetëm një PD e lirë, mund të nxjerrë një lider të vërtetë, të lirë për ta reformuar dhe udhëhequr atë.
(GSH/BalkanWeb)