Burns: SHBA përkrah Kosovën në të gjitha proceset e saj
PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot pasdite në takim Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, William Burns i shoqëruar nga zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Philip Reeker dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Burns, tha se SHBA-ja i jep mbështetje dhe përkrahje Kosovës në të gjitha proceset e saj. Ai tha se SHBA-ja është e interesuar për përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën, drejt integrimeve euroatlantike.
Burns tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në skenën ndërkombëtare, rajonale dhe atë të brendshme dhe nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës, njofton Presidenca kosovare.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e falënderoi Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në arritjen e lirisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme për konsolidimin e shtetit. Presidentja Jahjaga tha se prania e vazhdueshme e SHBA-së në Kosovë është garantues i paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.
Ajo tha se janë bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të arritur stabilitetin dhe theksoi se zbatimi i Planit Ahtisaari, që ofron të drejta të garantuara për komunitetin serb, është zgjidhja më e mirë për komunat në veri të Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se ky plan nuk është zbatuar në tri komunat në veri të Kosovës për shkak të pengesave nga strukturat ilegale dhe rrjeti kriminal serb. Ajo tha se pengesë tjetër mbetet edhe ndërhyrja e vazhdueshme e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Serbia duhet të përmbushë obligimet e veta, duke u angazhuar për një bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ajo tha se nga dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë kanë dalë marrëveshje, të cilat duhet të zbatohen. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka treguar vullnetin e saj për t’i zbatuar ato, duke kërkuar që edhe Serbia të bëjë më shumë në zbatimin e tyre.
Presidentja Jahjaga tha se e mirëpret vullnetin e BE-së për të arritur përparim të mëtejshëm në dialog, por theksoi se me propozimet për diskutim në raundin e ri të dialogut duhet pasur parasysh që të mos cenohet shtetësia e Kosovës. Ajo tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara në dialog si dy subjekte të barabarta dhe të pavarura.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera në rajon.
Thaci-Burn
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot padite Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns.
Zyra e shtypit e Qeverisë kosovare bëri të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës, për progresin që ka arritur Kosova në katër vjet shtetësi, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se "në katër vjetorin e shpalljes shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, Republika e Kosovës është shtet edhe më i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit, si dhe respektim të komuniteteve".
"Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm, me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë. Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik", theksoi në takim kryeministri Thaçi.
Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se "viti 2012 është vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, si shenjë e rritjes së standardeve demokratike. Institucionet ndërkombëtare, që janë të pranishme në Kosovë, kanë mbështetur fuqishëm agjendën që çon drejt kësaj përmbylljeje".
Në takimin me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme, që nga procesi i çlirimit, i pavarësimit, si dhe tani në procesin e zhvillimit dhe integrimit. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi shprehu bindjen se marrëdhëniet e përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thellohen në sferat me interes të përbashkët.
Nga ana e tij, Zëvendës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, William Burns, ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-ve për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, si dhe për zbatimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.
Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, z.Burns, po ashtu theksoi se SHBA-të do të mbështesin fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës, edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë.
Para takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA), e cila u nënshkrua nga Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në vazhdim të vizitës, sipas njoftimit nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns, do të vizitojë Graçanicën. Ai do të ketë një takim me Peshkopin Teodosije në Manastirin e Graaçanicës dhe një vizitë të shkurtër në kishë.
Zëvendës Sekretari Burns do të ketë një takim edhe me kryetarët e komunave të Graçanicës, Bojan Stojanoviç, të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç, të Kllokotit, Sasha Mirkoviç, të Ranillugut, Gradimir Mikiç, kryetarin e komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviç dhe kryesuesen e ekipit komunal përgatitor për Mitrovicën Veriore, Adrijana Hoxhiç.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA-Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për statusin e forcave