E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e Topit dhe Ramës, reagon ambasada e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë duke marrë shkas nga shkrimi i gazetës "Shekulli" e cila shkruan se presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe shefi i Partisë Sociaaliste, Edi Rama nuk janë ftuar në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasada, sqaron se Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.

Më tej në këtë njoftim thuhet se përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›