Burrat e vitit

Ca shishe të Johnny Walker Whiskey, një dokumentar për “rakinë”, e cila sot përdoret në të gjithë botën dhe krijuesin e saj dhe me një atmosferë tipike mashkullore, kanë shënuar dhënien e çmimeve për burrat më të suksesshëm të vitit 2009.
Me muzikë klasike dhe me vepra të ndryshme artistike (kryesisht skoceze), organizatorët vetëm kishin paralajmëruar një mbrëmje interesante për burrat, të cilët kanë treguar sukses në fusha të ndryshme, qoftë ekonomike, sportive, artistike, mjekësore, etj.
Ishin 10 burra, që, sipas kompanisë GEKOS, meritojnë të jenë burrat më të suksesshëm të vitit.
Akan Ismajli (IPKO), Shpend Ahmeti (GAP), Lorik Cana (sportist), Faton Dalladaku (mjek), Shpat Deda (këngëtar), Shyqyri Haxha (PTK ), etj ishin ata të cilët arritën të shpërblehen me këtë çmim.
Të shpërblyerit kanë falënderuar organizatorët dhe të pranishmit për çmimet, ndërkaq Shpat Deda ka kënduar edhe disa këngë të reja të tij.