Defekti në ujësjellës lë pa ujë të pijshëm disa zona në Tiranë

Tiranë, 28 dhjetor NOA Disa zona në Tiranë prej disa ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas drejtorisë së ujësjellësit shkak është bërë një avari në linjën e furnizimit me ujë. Kjo drejtori sqaron se është një defekt në rrjetin e ujësjellësit në Lanabregas dhe në Depon e Qytetit Studenti. Defekti ka lanë pa ujë të pijshëm Tiranën e Re, Komunën e Parisit, zonën e Kinostudios, Kodrën e Priftit, Saukun dhe zonën e Ali Demit. Megjithatë mësohet se po punohet për të rregulluar defektin pasi një grup specialistësh aktualisht po përpiqen të riparojnë defektin në vendngjarje. k.k/NOA