E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, përmbytje në Lezhë, evakuohen banorët

Lezhë, 28 dhjetor NOA Reshjet e shumta që anë shoqëruar vendit gjatë ditëve të fundit detyruan qeverinë të vendosë të hapë portat e hidrocentralit të Ulëz dhe të Shkopetit për shkarkimin e tyre por ato kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Tale të Lezhës.

Banorët e zonës janë evokuar pasi prurjet e tepërta të ujit kanë rritur nivelin e tij deri në mbi 1 metër në disa zona. Uji ka hyrë në banesat e banorëve të fshatit ndërsa ata i frikësohen gërryerjes së madhe që po shkaktohet në derdhje të lumit Mat. Prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar shtyllat elektrike të cilat furnizonin me energji hidrovorin. Aktualisht hidrovori është jashtë funksioni ndërsa janë shembur dhe muret rrethues të tij, në zonën e plazhit të Tales. Gjithashtu prurjet e ujit kanë përmbytur tokat e banorëve të zonës. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›