E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrat të pabesë? Gjithçka për faj të gjeneve

 

Është justifikimi perfekt për burrin e kapur në flagrancë: “Më fal shpirt, por nuk është faji im që kam lindur kështu”. Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar së fundmi gjenin e tradhtisë: një lloj motori që disa meshkuj e kanë në ADN-në e tyre dhe disa të tjerë jo.

Kjo nuk është një shaka, shkencëtarët janë të parët që pranojnë që lidhjet jashtëmartesore ndodhin për shkak të shumë rrethanave: ajo gjenetike mund të jetë vetëm një aspekt, apo një prej shumë nyjeve që shkaktojnë tradhtinë. Por gjithsesi është hera e parë që një kërkim të gjejë një lidhje të tillë, e cila shpjegon se si janë gatuar meshkujt dhe si veprojnë me gratë.

Jo vetëm kaq; zbulimi shpjegon edhe mundësinë që mund të “shërojë” gjenin që shkakton këtë reagim, duke e modifikuar atë në mënyrë që të bllokojë efektin e tij, teorikisht ka si qëllim final të shpëtojë, apo më mirë të mbrojë bashkimet martesore.

“Ilaçi” që ndalon veprimin e këtij gjeni dhe i kthen “Don Zhuanët” në miq shumë besnikë deri tani është provuar tek minjtë e laboratorit dhe tek ata ka dhënë efekte të menjëhershme. Gjithsesi ende nuk dihet nëse ky ilaç do të përdoret një ditë tek qeniet njerëzore dhe se cili do të jetë momenti kur shkencëtarët të jenë tërësisht të bindur që prodhimi i kësaj kure është i domosdoshëm.

Kërkimi është punë e bërë nga shkencëtarët e Institutit Karolinska të Stokholmit, të cilët e publikuan punën e tyre në një revistë shkencore britanike të titulluar “ Gjeni që e bën më të mundshëm divorcin”. Gjeni vepron në një hormon me rëndësi kyçe në tërheqjen sentimentale mes një burri dhe një gruaje. Duke ekzaminuar një kampion prej mbi 2 mijë vetash, kërkuesit zbuluan se burrat që zotërojnë një gjen të tillë, janë ata që tradhtojnë më shpesh, ose kanë më shumë probabilitet të kenë marrëdhënie jashtëmartesore, probleme me martesën dhe të divorcohen, krahasuar kjo me burrat që nuk e kanë këtë gjen. Ndërsa gratë e burrave që kanë këtë gjen janë më të pakënaqura nga martesat e tyre krahasuar me gratë e burrave që nuk kanë në përbërje të AND- së të tyre një gjen të tillë. Burrat që kanë pasur në AND jo një gjen, por dy kopje të këtij gjeni kanë pasur dy herë krizë martesore në vitin e fundit, krahasuar me burrat që nuk kanë gjen të tillë.

“Natyrisht që ka shumë arsye që një burrë të ketë një lidhje jashtëmartesore”, shpjegon njëri prej profesorëve që kanë kryer kërkimin, “ por është hera e parë që faktin që një burrë tradhtinë e lidh me një trashëgimi gjenetike”.

Disa studime të tjera të kryera dy vjet më parë në një spital londinez sugjerojnë se tradhtia femërore ka në bazën e saj një përqindje që varet nga gjenet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›