Burrel, 2 persona në pranga
Në sajë të një operacioni të policisë së Burrelit është bërë e mundur prangosja e dy personave të shpallur në kërkim.
Ata janë Fatmir Lleshi, 21 vjeç dhe Alban Hani, 22 vjeç të cilët në bashkëpunim kanë kryer vjedhje.
Policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale 26 makina dhe 3 motorra, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar dhe 56 armë automatik në fshatin Mat.