E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet e gjera, mbi 100 të arrestuar në tre ditë

Në bazë të një plani veprimi, për tre ditë janë arrestuar 55 persona të akuzuar për krimet të ndryshme.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 37 autorë të veprave penale si dhe janë kapur 23 persona të shpallur në kërkim. Gjithashtu janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat mbaheshin pa leje.

Për shkelje të konstatuara janë shoqëruar në polici 196 automjete të llojeve të ndryshme dhe në 331 raste janë marrë masa administrative. Po në këtë kuadër, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore janë vendosur 7.410 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara.

Ndërkohë, në 102 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor si dhe janë bllokuar gjithashtu 170 automjete dhe konfiskuar 4 për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-10 13:56
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›