E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohen 2 kg drogë, 2 në pranga

Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar “Studenti” ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg e 500 gr drogë e llojit canabis sativa si dhe ka arrestuar edhe dy persona.
 

Sipas policisë së kryeqytetit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ardian Caci, 20 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Sarandë, student pranë një Fakultetit Jo Publik në Tiranë dhe Azem Veseli, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë i mundur në afërsi të kryqëzimit në Laprakë pasi gjatë hetimit u konkludua se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin dispononin këtë lëndë narkotike, me peshë 2 kg e 500 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva e cila ishte e ndarë në pako 1 kilogramshe.
 

Kjo sasi lënde narkotike, dyshohet se kishte destinacion më pas shitjen dhe shpërndarjen më pas në tregun e Tiranës, kryesisht pranë qëndrave studentore.

Ndërkohë sipas policisë ndaj të arrestuarve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike” dhe materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›