E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi për Gërdecin në amulli

Edhe seanca e sotme e para për këtë vit, pati të njëjtin fat ashtu sikurse 14 seanca të tjera të zhvilluara vitin e shkuar.

Në të shumtën e rasteve, shkak i dështimeve është bërë mungesa e avokatëve. Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, u shty për herë tjetër pasi dy prej avokatëve vendosën të mos vinin në seancë duke ndjekur zakonin e kamotshëm.

Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrtare Dhomës Kombëtare të Avokatisë duke kërkuan marrjen e masave ndaj avokatëve përgjegjës. Mungesën sot e shënuan avokatët e të pandehurit Mihal Delijorgji. Prokuroria nga ana e saj ka akuzuar avokatët se po bllokojnë qëllimisht procesin, duke tentuar të lirojnë të pandehurit duke shtyrë afatet.

Tragjedia e marsit të vitit 2009 që la pas mbi 20 të vdekur dhe qindra të plagosur, numëron 29 të pandehur dhe për këtë në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet prej kohësh procesi i gjykimit. Ky është një ndër proceset më të mëdha në dy dekadat e fundit. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-10 15:12
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›