Burrel, Berisha shpall Shqipërinë monarki
BURREL - Që nga dita e djeshme sheshi kryesor i qytetit të Burrelit do të mbajë simbolin e sundimit mbretëror të shekullit të kaluar, Ahmet Zogu, bir i njohur i fisit të Zogollajve të Burgajetit të Matit. Prej disa kohësh është hapur një debat i vazhdueshëm për vendosjen e një monumenti të tillë, madje ku u vunë përkundër dy palë, njëra për të hequr shtatoren e Skënderbuet dhe tjetra, që kurrsesi nuk duhej luajtur me monumentin e udhëheqësit të para 5 shekujve. Me sa duket është gjetur një rrugë e mesme që dy monumentet të qendrojne në dy sheshe thuajse ngjitur me njëri-tjetrin dhe ku dominon për nga madhësia busti i Zogut.
Pikërisht dje është përuar shtatroja e Mbretit Zog ne praninë e Kryeminsitrit të vendit Sali Berisha si dhe monarkistë të shumtë e në mes tyre dhe pretenduesi i fronit të mbretit princi Leka Zogu. Me nota shumë pozitive është shprehur për mbretin Ahmet Zogu Kryeministri Berisha duke nënvizuar se vendosja e kësaj shtatorje është nder për krahinën e Matit dhe gjitha Shqipërinë. "Pavarësia u shpall në Vlorë, tha Berisha, shteti i parë modern shqiptar nisi këtu në Mat me burrin e madh Ahmet Zogu". Berisha pohoi se: "Mbreti Zog i shqiptarëve dhe flamuri kuq e zi u bënë simbole të vetme të bashkimit të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë". Ai shto se Ahmet Zogu ishte mbreti i vetëm, që pas luftës antifashiste nuk u lejua të vinte në atdheun e tij për të cilin kishte bërë kaq shumë. Berisha nënvizoi se Mbreti Zog me përpjekjet e vazhdueshme konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe ndali popujt e tjerë për ndarjen e mëtejshme të saj.
"Gjate luftes, Mbreti Zog ia doli te organizoje rezistencen e shkelqyer antinaziste, antifashiste, e cila u perfaqesua nga burra te vertete si Abaz Kupi dhe burra te tjere te medhenj te kombit shqiptar, luftetare te paepur te lirise dhe dinjitetit kombetar", ka theksuar Kryeministri. Mos lejimi gjate viteve te komunizmit per t'u kthyer ne atdhe, kishte sipas tij, nje sfond ndikimesh rajonale. "Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise", ka deklaruar kryeministri.
Per ta mbyllur serish, me nje adresim mbreteror per Leka Zogun. "Madheria juaj, Leka Zogu i pare, ndihem shume i nderuar qe ju jeni sot ketu dhe se bashku nderojme mbretin Zogu i Pare. Une ju garantoj se qeveria ime ushqen dhe do te ushqeje respektin dhe nderimin me te madh per vepren e pavdekshme te Ahmet Zogut", ka shtuar Berisha.
Më pas Kryeministri Berisha dhe Princi Leka zbuluan së bashku shtatoren 5 metra të lartë që do të qëndrojë në sheshin "Demokracia" të Burrelit. Pas ceremonisë legalistë të njohur të trevës së Matit puthnin shtatoren të përlotur. Princi Leka dhe monarkistët pushuan në një nga lokalet e qytetit, ndërkohë Kryeministri Berisha përurori nisjen e dy rrugëve, atë nga Gjykata e Burrelit deri në unazën e këtij qyteti dhe rrugën nga ura e Matit në drejtim të Selishtës, Dibër.