E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel: Meningjiti prek një 35 vjeçar

Një 35 vjeçar nga qyteti i Burrelit u transportua të hënën në spitalin infektiv të Tiranës, pasi sipas mjekëve të rrethit ai rezulton të jetë prekur nga sëmundja e meningjitit.      Drejtori i spitalit civil të Burrelit, Islam Mamica tha për ATSH-në se "pacienti A. H., rreth 35 vjeç, i njohur prej vitesh si i sëmurë epileptik, mbërriti në gjendje të rëndë në spitalin e Burrelit, rreth orës 23:00 të natës së kaluar". Drejtori Mamica sqaroi se pas kryerjes së analizave ai rezultoi pozitivme sëmundjen e meningjitit e llojit bakterial. "Pacienti u dërgua mesditën e sotme në drejtim të Tiranës për një kurim më të specializuar", vijoi z. Mamica. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›