E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përrenjas: Aksident automobilistik, vdes 63 vjeçarja.

 
Një aksident me pasojë vdekjen e një 63 vjeçareje, ka ndodhur sotrreth orës 14.00 në aksin rrugor Përrenjas - Qafë Thanë.
Burime zyrtare të policisë lokale të Përrenjasit, bënë të ditur se një kamion maune tip "Iveko" me targa Turke 35 RJ 175është përplasur me një furgon pasagjerësh me targaKO 553 A.
Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një 63 vjeçare, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa dy shtetas të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe aktualisht janë nisur drejt spitalit të Librazhdit.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e maunes, e cila drejtohej nga shtetasi turk Keman Simpse, i cili është shoqëruarnë Komisariatin e policisë së Librazhdit.
Policia si dhe grupi hetimor janë nisur në drejtim të vendit ku edhe ka ndodhur aksidenti për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›