Kuqezinjtë drejt Antalias, stërvitja e parë nesër
Kandidatët për në kombëtaren e parë kuqezi do të vihen sot nën urdhërat e trajnerit Ari Han
Lojtarët e thirrur për grumbullimin e kombëtares në Antalia do të nisen sot drejt Turqisë. Nga aeroporti "Nënë Tereza", vetëm 20 prej tyre nisen sot, sepse 5 të tjerët, të cilët janë lojtarë të thirrur nga ekipi i Tiranës, kanë dy ditë që janë sistemuar në Kemer dhe do t'u bashkohen kuqezinjve vetëm për seancat stërvitore. Siç dihet, kombëtarja dhe Tirana do të jenë të grumbulluar në hotelin "Limak Limra". Itinerari i lojtarëve kandidatë për ekipin kombëtar është Tiranë-Stamboll-Antalia. Pas mbërritjes në Antalia, ata do të udhëtojnë drejt qytezës turistike të Kemerit me autobus. Ndërkohë, trajneri Ari Han, bashkë me ndihmësit e tij do të udhëtojë direkt nga Holanda për në Turqi. Stërvitja e parë në Kemer do të zhvillohet nesër, në 10:00. Për sa u përket takimeve miqësore që do të luhen gjatë grumbullimit 10-ditor, pritet që vetë trajneri kuqezi të bisedojë me ekipet që ndodhen në Kemer për kryerjen e fazës përgatitore. Alternativë është kombëtarja e Arabisë Saudite, por gjithçka do të zyrtarizohet, pasi të bisedohet me drejtuesit e saj.
Lista e 25 lojtarëve kuqezinj
Portierë
Ilion Lika(Elbasani)
Enea Koliqi(Iraklis)
Ervin Llani(Shkumbini)
Mbrojtës
Erion Xhafa(Tirana)
Endri Vrapi(Tirana)
Elvis Sina(Tirana)
Admir Teli(Vllaznia)
Andi Lila(Besa)
Tefik Osmani(Partizani)
Ansi Agolli(Vaasa)
Mesfushorë
Blendi Shkëmbi(Partizani)
Elis Bakaj(Partizani)
Paulin Dhëmbi(Partizani)
Gjergji Muzaka(Partizani)
Klodian Duro(Tirana)
Jahmir Hyka(Tirana)
Gilman Lika(Vllaznia)
Bekim Kuli(Dinamo)
Emiljano Veliaj(Besa)
Sulmues
Xhevahir Sukaj(Vllaznia)
Daniel Xhafa(Tirana)
Arbër Abilaliaj(Partizani)
Migen Memelli(Gais)
Shaban Ismaili(Shtutgart)
Marjus Ngjela(Skënderbeu)