E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kruja europiane e meriton dhe teleferikun!

Ndërsa kanë kaluar 14 ditë nga fushata zyrtare elektorale për 8 majin, kryeministri Sali Berisha ka vijuar prezantimin e kandidaturave për drejtues vendor. Kështu, kreu i demokratëve ka prezantuar Shkëlzen Hoxhën si kandidat për drejtimin e Bashkisë së Krujës. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kandidiati i “Aleancës për Qytetarin”, do të jetë personi i cili do të bëjë realitet projektet të cilat do të përmirësojnë jetën e banorëve të Krujës. Për këtë arsye tha Berisha, alternativë e aleancës qeverisë që prezantohet në këtë garë, është për interesat e qytetarëve dhe jo për interesat politike të drejtuesve partiakë.
 

“Hoxha do të zbatojë çdo projekt. Do të asfaltojmë çdo rrugë, shkollat dhe kopshte do të ndërtohen dhe do të rindërtohen. Do ndërtojmë sistemin e kanalizimeve, stadiumin. Kruja turistike do të mbetet kryeqyteti i të gjithë përpjekjeve tona. Kruja europiane e meriton dhe teleferikun. Kruja turistike kërkon që ne së bashku të asfaltojmë rrugën e Qaf- Shtamës, një nga zonat me të bukura të Shqipërisë, do të ndërtojmë rrugën Krujë-Tiranë. Në katër vitet që do të vijnë, nuk do të ketë asnjë kilometër të paasfaltuar. Do të përfundojë autostrada Fushë Kruje-Thumanë”.
 

Nga ana e tij, Shkëlzen Hoxha duke u kërkuar banorëve të votojnë ne 8 maj për interesat e tyre,u ka premtuar se do të angazhohet seriozisht për jetësimin e projekteve konkrete. Këto projekte tha ai, do të bëjnë që Kruja të jetë jo vetëm një qytet tërheqës për turistët , por një qytet në të cilin do të ketë infrastrukturë më të mirë, më shumë shkolla dhe hapësira të gjelbëra dhe më shumë mundësi zhvillimi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›