E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet Shkelzen Hoxha Berisha Kruja meriton teleferik

KRUJE- Koalicioni Aleanca per qytetarin ka prezantuar sot kandidatin per qytetin e Krujes Shkelzen Hoxha. Ne fjalen e tij kryeministri Sali Berisha e cilesoi Hoxhen si kryebashkiakun e ri ndersa premtoi investime ku me I spikaturi ishte ndertimi i nje teleferiku per kete qytet.

Shkelzen Kruja Europiane meriton dhe teleferikun dhe ne se bashku do bejme qe turistet nga mbare bota te shohin qytetin detin dhe ambientin perreth. Kruja turistike kerkon pune kerkon asfaltimin e rruges se Qafe-Shtames do ndertojme rrugen Kruje-Tirane- tha kryeministri Berisha

Kruja reshte nje nga trashegimite me te medha te kombit vazhdoi me tej kryeministri duke thene se ky qytet me historine e tij me qytetaret me pazarin e tij qendron krenar perkrah cdo vendi te zhvilluar te Europes.

Kryetari i Partise Demokratike dhe kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar sot nje takim elektoral ne komunen e Ishmit ku prezantoi kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin per kete komune Gezim Ylli.

Berisha pasi u shpreh se qeveria do te mbeshtese cdo projekt ne infrastrukture per shnderrimin e Ishmit ne nje nga polet me te fuqishme turistike te vendit theksoi se PD-ja sic arriti anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe liberalizimin e vizave do te arrije te integroi vendin ne Bashkimin Evropian.

Ju garantoj juve se ne kemi cdo potencial per te bere Ishmin Evropian per te bere Shqiperine Evropiane. Na duhet vota juaj qe ta kthejme ate ne nje sukses te vertete per secilin prej jush. Ne se bashku endrren tone evropiane endrren evropiane te femijeve tane per integrimit e plote te Shqiperise ne Evrope do ta realizojme ashtu sic realizuam liberalizimin e vizave sic realizuam levizjen e lire tha Berisha.

Nga ana tjeter ai akuzoi se alternativa e opozites ishte alternativa e perpjekjeve te gjithanshme per te bllokuar anetaresimin ne NATO alternativa e perpjekjeve te gjithanshme per te futur vizat ne kuti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›