Burrel Topi shpallet Qytetar Nderi

Presidenti i Republikës Bamir Topi u shpall Qytetar Nderi i Burrelit. Qyteti, që është kryqendra e Matit, drejtohet nga një grua, Adelina Farrici, përfaqësuese e Partisë socialiste.
Por këshillin bashkiak e kontrollojnë demokratët. Gjatë takimit me ta, presidenti vuri në dukje frymën e bashkëpunimit që ekziston, deri më tani, në qytet.
“Shembulli që ju jepni në këtë bashki duhet të vazhdojë. Demokracia është respekt, komunikim dhe debat, është vendimmarrje dhe në fund fare, është dhe rotacion. I kemi të gjitha shanset që, duke bashkërenduar forcat, të bëjmë vepra të mira”, deklaroi Topi.
Në motivacionin e titullit Qytetar Nderi, miratuar me unanimitet nga Këshilli bashkiak, këshilltarët kishin theksuar pikërisht rolin moderator, sipas tyre, të kreut të shtetit. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kulturës, në prani edhe ambasadorit të Danimarkës në Shqipëri.
“Si intelektual i shquar, mbartës i vlerave qytetare të trevës që e lindi, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm, dhe për dashamirësinë e treguar për Matin dhe matjanët”, deklaroi Hysen Puka, anëtar demokrat i Këshillit.
Me emocion dhe pak humor, presidenti tha se tani do të jetë i detyryar të ndalojë më shpesh për kafe në qytet.
“Shpesh herë njeriut i qëllon që duke shkuar edhe në Dibër, edhe në Bulqizë, nga nxitimi ndoshta nuk ndalon për të pirë një kafe në Burrel. Pas kësaj, unë e kam të detyrueshme të ndaloj këtu, sepse realisht ndjehem si ju, pjesë e rëndësishme e këtij qyteti që më nderoi”, tha Topi.
Presidenti e mbylli vizitën në Burrel me një ndalesë në Muzeun Historik, ku janë ekspozuar një larmi objektesh të zonës, si edhe dokumente që vërtetojnë lashtësinë e vendbanimeve të Matit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë
Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të. Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së piramidës. Një grup deputetësh mendon se ligji që i hap rrugë prishjes së saj për ndërtimin e një kompleksi parlamentar, bie ndesh me ligjet në fuqi. Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
Hetim dosjes së djalit të deputetes
Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Kosova i thotë “jo” Preshevës
Lac, ekzekutohet me armë një shtetas