E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel apeli con ne qeli dy te sapoliruar

BURREL- Gjykata e Apelit ne Tirane rrezon vendimin e Gjykates se Matit duke rikthyer ne qeli dy te denuar qe u liruan ne muajin maj. Burime nga Prokuroria bene te ditur se kane apeluar tete ceshtjet e shqyrtuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat ku u vendos lirimi i tete personave qe vuanin denimin ne Burgun e Sigurise se Larte. Ato u apeluan si te pabazuara ne ligj dhe pa fakte te reja nga ana e te pandehurve apo avokateve te tyre. Artur Bala i akuzuar per bashkepunim ne plagosjen e shefit te policise se Malesise se Madhe eshte denuar me 13 vjet heqje lirie. Nderkohe gjyqtaret e Burrelit kane pranuar lenien e tij te lire edhe pse i kishin mbetur 3 vjet e gjysme e denimit me argumentimin se ka kaluar 3/4 e mases se denimit beri te ditur njeri nga prokuroret qe ka hetuar ceshtjen. Apeli riktheu ne qeli edhe shtetasin Vladimir Laska i denuar me 13 vjet heqje lirie per vjedhje me arme. Atij i kishin mbetur edhe 3 vite burg kur u lirua me vendim gjykate. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›