Peshkopi arrestohet autori i ekzekutimit per gjakmarrje
Mes 40 personave te shoqeruar gjate dy diteve nga efektivet e policise ka rezultuar dhe autori i ekzekutimit te Bujar Zebit 48-vjecarit nga fshati Ushtelenxe komuna Tomin. Policia dhe grupi hetimor arriti te pyese shume persona per ngjarjen kriminale nderkohe qe Prokuroria e Dibres kerkoi pergjimin e telefonave te personave te dyshuar si autore te kesaj vrasjeje. Vetem pak minuta pas krimit drejtues te policise rajonale njoftuan se pista e pare e vrasjes ishte ajo e hakmarrjes pasi ne shkurt te vitit 2008 babai i viktimes Qemal Zebi kishte vrare me arme zjarri
60-vjecarin Hashim Reci banor i po ketij fshati. I arrestuari i djeshem eshte djali i viktimes Reci.
Mohohet vrasja
per hasmeri
I arrestuari nga efektivat e policise se Qarkut Diber dyshohet se eshte shtetasi Moisi Hashim Reci 29 vjec lindur ne fshatin Ushtelenxe dhe banues ne lagjen Kamen te qytetit te Peshkopise. Zyrtare te drejtorise se policise rajonale bene me dije se eshte dashur nje pune voluminoze dhe e specializuar pasi askush nuk e pranonte autoresine e vrasjes se ndodhur paraditen e te shtunes buze lumit Drin. Shtetasi Moisi Reci rezulton te jete autori i vrasjes se Bujar Zebit. Grupi hetimor i ngritur enkas per kete ngjarje ka dokumentuar cdo detaj te saj dhe ka arritur ne perfundimin se autori eshte Moisi Reci thuhet ne komunikaten e policise Diber. Ajo qe nuk bind eshte deklarata e autorit se ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje te castit mes autorit dhe viktimes. Vajta per te sqaruar dicka me Bujar Zebin dhe pasi u konfliktuam e vrava me nje pushke sportive qe kisha me vete jane disa nga pohimet e Recit para oficereve te Policise Gjyqesore Diber. Ky version sipas hetuesve veshtire te besohet kur mesohet se Reci ka udhetuar nga Peshkopia per ne Ushtelenxe dhe me vete ka pasur nje arme zjarri e cila eshte tashme ne duart e eksperteve.
Kanuni
Qe dje ne mesdite familja Zebi ka pritur sipas Kanunit lajmin nga familja Reci se ata ishin vrasesit e Bujarit. Mirepo ky rit zakonor nuk eshte zbatuar nga djemte e familjes Reci. Ne mungese te haberit kanunor te aferm te familjes Zebi kane derguar emisaret e tyre ne familjen Reci dhe u kane lene tri dite afat atyre per te treguar te verteten per vrasjen e 48-vjecarit dhe tentativen per zhdukjen e trupit te tij pas eliminimit fizik ndryshe gjakmarrja do te vazhdoje mesohet te kene thene te afermit e Bujar Zebit familjen Reci po ne fshatin Ushtelenxe. Mirepo as dje dhe as sot familja Reci nuk ka marre persiper vrasjen e Zebit nderkohe qe lajmin per autorin edhe familja e Bujar Zebit e ka mesuar nga policia lokale.
PESHKOPI/HASAN PASHA