E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, burg dy shefave te gardianeve

Gjykata e Matit le ne qeli edhe dy nga shefat e Burgut te Burrelit te arrestuar pas arratise se dy te denuarve me burgim te perjetshem. Per disa ore me radhe dy te ndaluarit e fundit, Thanas Runeci, ish-shef i policise se burgut dhe Rasim Hoxha ish-shef i instruktazhit, jane pyetur ne masen e sigurise dhe nuk pranuan akuzen e "shperdorimit te detyres". I pari qe ka hyre ne gjykate ka qene Runeci, i cili eshte gjykuar nga gjyqtari i kesaj gjykate, Artan Cupi. I gjithe procesi gjyqesor eshte mbajtur ne fshehtesi te plote, pasi asnje nga gazetaret nuk eshte lejuar per t'u futur ne ambientet e gjykates. Per kater ore me radhe, prokurori Sabri Kastrati dhe dy gjyqtaret, Artan Cupi dhe Rexhep Karaj, si edhe avokatet e te pandehurve Runeci dhe Hoxha, kane shkembyer pretendimet e tyre ne lidhje me pergjegjesine e te pandehurve. Ne fund te seances, makina e policise dhe ato shoqeruese te saj jane larguar me te shpejte ne drejtim te qelive te Komisariatit te Burrelit me dy oficeret ne bord, duke lene te kuptohet se edhe ata do t'i bashkengjiteshin ne qeli grupit tjeter prej 8 personash, duke e cuar numrin e te ndaluarve ne 10 persona. Ne mase dolen dy dite me pare edhe te arratisurit Fran Marashi e Preng Lleshi, te cilet thane se i gjeten te sharruar hekurat e banjes se burgut.

A.N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›