E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet per arratisjen, gati arrestime te tjera

Prokuroria e Matit ka marre ne dore dosjen e arratisjes se dy te denuarve, qe eshte shoqeruar me arrestimin e drejtorit te Burgut Burrel, Eduart Brahilika dhe nente vartesve te tij. Burime prane grupit te hetimit konfirmojne se po punohet intensivisht per zbardhjen e plote te gjithe ngjarjes, e cila duket se nuk eshte e njejte me raste te tjera te zakonshme. Mesohet se po dalin ne drite fakte te renda, te cilat te cojne ne dyshime te bazuara se per nxjerrjen e te denuarve nga burgu i njohur per sigurine e larte, ka pasur nje plan te koordinuar ne menyre te studiuar prej kohesh. Pritet qe oret ne vazhdim te kete zhvillime te reja dhe arrestime te tjera te te dyshuarve te implikuar ne kete arratisje. Jane bere gati flete-arreste te reja, si brenda institucionit te burgut, ashtu edhe jashte tij. Nuk perjashtohet mundesia qe hetuesit te kene rene ne gjurme te individeve qe kane vepruar jashte burgut te Burrelit, te cilet kane arritur qe te fusin brenda ambienteve sharren e diamantit, por edhe mjete te tjera, qe nuk lejohen te jene ne duar te burgosurve. Grupi i hetimit ka rene ne gjurme te personave qe kane qene te caktuar te benin transportin e te arratisurve ne drejtime te ndryshme, per t'ju shmangur ndjekjes se policise. Fran Marashi e Preng Lleshi u arratisen nje jave me pare nga burgu, por u kapen ne qytet ne tentative per t'u larguar.

A.N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›