Burrel, drejtori i burgut i jep lekë për të shkuar në shtëpi, i dënuari thyen lejen nuk kthehet më
BURREL- I burgosuri Afrim Zeneli i dënuar me 14 vjet me akuzën e vjedhjes, largohet nga burgu 6 muaj para përfundimit të burgimit.
I burgosuri Afrim Zeneli , ka kërkuar leje nga Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel, me pretekstin se ka gruan shtatzënë dhe për të mbjellë tokën. Drejtoria e Burgut Burrel, për arsye sigurie ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nëse ishte e mundur një leje 5 ditore për të.
I dënuari nuk kishte asnjë qindarkë qoftë për të udhëtuar drejt familjes së tij dhe vendit ku banon në qytetin e Kukësit. Madje Drejtori i Burgut Demir Çupi, i ka dhënë 20 mije lekë nga xhepi i tij, për të shkuar në familjen e tij.
Sot në orën 12:00 i burgosuri Afrim Zeneli, ka pasur paraqitjen e tij pranë burgut e Burrelit, por ai nuk është paraqitur ende. Menjëherë, Drejtoria e Burgjeve, ka dërguar fugonin e policisë në shtëpinë e tij në Kukës, me idenë se do ketë pasur mundësi ekonomike për të ardhur ose ka qene i pirë dhe nuk është kthyer dot në kohë në burg, por nuk e kanë gjetur.