Tjetër arratisje nga burgu i Burrelit. SHKB-ja nis hetim, pezullohet drejtori
Burrel- Afrim Zeneli është rasti i tretë brenda muajit maj që nuk kthehet në burg nga leja.
Ditën e sotme në orën 13:00, Zeneli duhej të kthehej nga leja në burgun e Burrelit, por nuk e ka respektuar.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin ndërkohë që mësohet se është pezulluar nga detyra drejtori i burgut të Burrelit.
Mësohet se Afrim Zeneli ishte arratisur edhe më parë nga paraburgimi i Kukësit, duke përdorurmjete prerëse për të shqyer hekurat. Ai ishte i dënuar 14 vjet për vjedhje, ndërsa i kanë ngelur edhe 6 vite pa shlyer.
Më parë këtë muaj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur se nuk do të japë asnjë leje shpërblyese për asnjë të burgosur deri në një afat të papërcaktuar.
Kjo masë vjen disa ditë pas arratisjes së dy të dënuarve nga burgu i Peqinit dhe ai i Fushë- Krujës.