Ndërtimi i rrugës Lin-Pogradec, po sjell betonizimin e bregut të liqenit
Pogradec- Në kuadër të Ditës së Biodiversitetit, Instituti i Ruajtjes së Mjedisit në Pogradec ka reaguar lidhur me ndërtimin e aksit Lin-Pogradec.
Përfaqësues të këtij institucioni dhe qytetarë të thjeshtë kanë zhvilluar sot një protestë paqësore, pasi sipas tyre ndërtimi i rrugës po sjell betonizimin e bregut liqenor, njëkohësisht dhe ndotjen e tij.
Ata shprehen se qeveria nga njëra anë del dhe promovon vlerat që ka liqenit i Ohrit, ndërsa nga ana tjetër sjell betonizon dhe shkatërron 10 km breg.
Ndërtimi i aksit Pogradec-Lin është kthyer në një shqetësim mjaft serioz për banorët e kësaj zone, pasi punimet kanë dhjetra muaj që zvarriten dhe rinisën vetëm tani me nisjen e fushatave elektorale. Kjo ka sjellë shkatërirmin total të aksit aktual, por njëkohësisht edhe rritjen e trafikut në fshatin Piskupat.
Zgjerimi i rrugës po bëhet në pjesën e poshtme të saj, pra në liqen, duke bërë që të hidhen inerte dhe gurë në breg me qëllim zgjerimin e rrugës. Në këtë mënyrë në disa zona është dëmtuar mjaft rëndë liqeni.