Burrel, gjyqtari dhunon gazetarin e "Fiks Fare"
Gjyqtari i Gjykatës së Matit dhunon gazetarin e "Fiks Fare". Murat Lleshi, gjyqtar në Mat, ka aksidentuar me makinë gazetarin Ksenofon Ilia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, para Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit.
Gazetari i "Fiks Fare", i cili kishte realizuar një kronikë në fshatin Urakë me banorët, të cilët ankoheshin se gjyqtari Lleshi nuk i lejonte të ndërtonin urën, ndodhej para Gjykatës së Matit për të marrë një përgjigje prej tij.
Gjyqtari e ka parë gazetarin, i cili po e priste përpara godinës së gjykatës, teksa ishte duke biseduar me vëllanë e tij. Sapo gazetari ka filluar t‘i afrohet, gjyqtari Lleshi ka hipur në furgonin e të vëllait, një automjet me ngjyrë të kuqe. Gazetari ka kërkuar që t‘i japë një përgjigje se përse nuk i lejon bashkëfshatarët e tij të Urakës të ndërtojnë urën. Në atë moment, drejtuesi i furgonit, vëllai i gjyqtari Murat Lleshi, i ka dhënë gaz makinës, duke tërhequr zvarrë për disa metra gazetarin e "Fiksit", Ilia, i cili më pas është përplasur në tokë.
Grupi i xhirimit i "Fiks Fare" ka vazhduar të këmbëngulë për të marrë një përgjigje nga gjyqtari Lleshi dhe e kanë ndjekur furgonin e tij. Gjatë gjithë rrugës, vëllai i gjyqtarit që drejtonte furgonin, ka fyer disa herë me shenja grupin e xhirimit të "Fiks Fare". Në një moment, i vëllai i gjyqtarit i ka kërkuar atij të nxirrte pistoletën dhe t‘ia drejtonte grupit të xhirimit të "Fiks Fare". E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e emisionit.
Kallëzimi i gazetarit
Më pas, gazetari Ilia ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit, ku prokurorët e Matit kanë marrë edhe kallëzimin e tij kundër veprimeve të dhunshme të gjyqtarit Murat Lleshi. Ka qenë prokurori Sabri Kastrati, i cili ka regjistruar kallëzimin penal të gazetarit të "Fiks Fare" kundër gjyqtarit Murat Lleshi, i cili, i veshur me imunitetin që i jep ligji, guxoi dhe drejtoi armën kundër gazetarëve. Për më shumë se një orë, prokurori Kastrati ka regjistruar çdo detaj të sulmit të gjyqtarit të Matit mbi gazetarin. Për të shmangur ndonjë incident tjetër, gjatë gjithë rrugës së kthimit për në Tiranë, grupi i xhirimit i "Fiks Fare" është shoqëruar nga forcat e Policisë së Burrelit.
Problemi, për të cilin gazetari i "Fiksit" kërkonte një përgjigje nga gjyqtari Murati, kishte lidhje me një ankesë të banorëve të Komunës Rukaj. Këta banorë kanë firmosur një peticion, përmes të cilit i kërkojnë gjyqtarit Lleshi të lejojë një firmë private (e cila ka fituar tenderin) për të ndërtuar urën mbi liqenin e Ulzës. Grupi i xhirimit i emisionit "Fiks Fare", që në orët e para të mëngjesit të djeshëm kishte mbërritur në fshatin Urakë, ku 100 banorë të këtij fshati kishin dalë për të protestuar kundër pengesës së nxjerrë nga gjyqtari Lleshi për ndërtimin e urës. Komuna Rukaj ka shpallur tenderin tashmë për ndërtimin e urës së re mbi liqen.
Abuzimet e gjyqtarit
Sipas projektit, fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme për fazën e parë të ndërtimit ishte 240 milionë lekë. Faza e parë duhet të përfundonte në fund të muajit qershor 2008. Por, gjyqtari Murat Lleshi ka pezulluar punimet me pretendimin se është pronar i tokës.
Me një dokument të vitit 2003, gjyqtari Lleshi ka regjistruar në Hipotekë tokën që ndodhet para shtëpisë së prindërve të tij, në Urakë. Por nëse shikon hartën e pronës konstaton me lehtësi se janë 6500 metra katrorë të liqenit të Ulzës që figuron pronë e tij. Pra, një pjesë e këtij liqeni, që është pronë e hidrocentralit, figuron e regjistruar në pronësi të zotit Murat LLeshi. Me këtë dokument në dorë gjyqtari nuk lejon komunën të ndërtojë, duke rrezikuar çdo ditë jetën e 20 mijë banorëve që komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet një pasarele të vjetër që ndodhet mbi liqen.
Pasarela ekzistuese është ndërtuar 17 vjet më parë dhe sot është me dërrasa të kalbura. Kushdo që guxon të kalojë mbi të rrezikon të mbytet në liqen. Vetëm gjatë viteve të fundit, nga kjo pasarelë kanë rënë në liqen dhe kanë humbur jetën 17 persona. Çdo ditë, nxënësit e shkollës së mesme të fshatit Urakë kalojnë mbi dërrasat e kalbura të kësaj pasarele, për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme të përgjithshme të Burrelit. Madje, edhe në raste vakish, fshatarët detyrohen të ecin me arkivolin me të ndjerin mbi këtë pasarelë, për të shkuan në varrezat e fshatit. Denoncimi i banorëve
Banorët e Urakës treguan për "Fiks Fare" se të gjitha tokat atje rrotull nuk ishin pronë e tyre, por e ish-mbretit Zog. Pra, pranuan se asnjëherë nuk kishin qenë pronarë të atyre tokave. Banorëve të kësaj komune u ishte ndarë toka që në vitin 1993, në bazë të Ligjit 7501. Ata, të indinjuar ngrenë zërin dhe akuzojnë për abuzime gjyqtarin Lleshi, i cili është bërë pronar i kësaj sipërfaqeje në vitin 2003, pra 10 vjet më vonë.
Nënkryetari i Komunës Rukaj, zoti Skënder Laçi, tregoi për "Fiks Fare" se ura e re që po ndërtohej, por që i janë bllokuar punimet në fazën e parë, do të lidhë 20 mijë banorë të kësaj zone. Ndërkohë që tenderi për urën ishte zhvilluar katër muaj më parë dhe Ministria e Brendshme dhe e Pushtetit Vendor ka lëvruar fondet.
Skeda
Ja CV e zezë e gjyqtarit Lleshi
Gjatë muajit të kaluar, gjyqtari Lleshi ka paraqitur kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit. Ai është pikërisht gjyqtari që ka firmosur lirimin e një ish-të dënuari për vjedhje me armë, në bashkëpunim vetëm me një raport mjekësor të falsifikuar. Ka qenë Prokuroria e Rrethit të Matit që ka protestuar ashpër për masën e lirimit të Kastriot Haxhisë, firmosur nga gjyqtari Murat Lleshi dhe më pas ka nisur hetimin për rrethanat e këtij lirimi. Lirimi i Kastriot Haxhisë u bë pas paraqitjes së një raporti mjekësor, sipas të cilit babai i të dënuarit ishte i sëmurë. Prokuroria hetoi mbi vlefshmërinë e raportit mjekësor, që rezultoi të ketë qenë fals. Menjëherë pas kësaj u lëshua urdhër-arresti për vëllain e ish të dënuarit.
Ngjarja
Gazetari i emisionit "Fiks Fare", Ksenofon Ilia, u sulmua dje nga gjykatësi i Burrelit, Murat Lleshi, dhe vëllai i tij, i cili ka tentuar ta qëllojë edhe me armë. Gjykatësi e ka përplasur gazetarin me makinë, duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët. Gazetari ishte në Burrel për të verifikuar një denoncim për çështje korrupsioni nga gjykatësi, i cili kishte konkurruar për t‘u bërë kryetar gjykate dhe mesa duket, pas këtij akti i ka plotësuar të gjitha kriteret. "Ai sapo na pa, reagoi në mënyrë shumë negative. I vëllai kërkoi të merrte pistoletën dhe vetë gjyqtari kërkoi ta nxirrte atë. Më tërhoqën zvarrë me makinë, pasi mikrofoni më ngeci te pasqyra. Pasi ecën pak u shkëputa dhe rashë. Presim që drejtësia të bëjë punën e saj", ka treguar gazetari Ilia.