Dushk-Parlamenti na ndryshoi Kushtetutën
Periudha ku ndodhet sot shoqëria shqiptare shfaqet tepër komplekse dhe mund të karakterizohet si një diagramë me përthyerje skajshmërisht të mëdha, e që edhe mund të përmblidhet si proverbi: E keqja nuk vjen kurrë vetëm! Ngjarja makabër-kriminele e Gërdecit u bashkëshoqërua me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Rritja e frikshme e çmimeve apo niveli skandaloz i perceptimit të korrupsionit nga komuniteti erdhi bashkë me shtimin e toneve dhe deklaratave të shtetarëve, që u shprehën për reforma impresionuese, mbresëlënëse e frymëzuese dhe ku ne shqiptarëve duhet të na "dhimbsen" francezët, gjermanët e italianët për nivelin e ulët të rritjes së tyre ekonomike. Po ashtu, edhe iniciativës për heqjen e imuniteteve, iu bashkëngjitën vetëshpalljet bajate të deputetëve kundër Prokurorisë së Përgjithshme, që patën si bonus "dhënien" e imunitetit kryeministror një zyrtari të lartë që akuzohet nga krimet e rënda. Por për t‘i vënë qershinë mbi tortë, kryetema e debatit shoqëror dhe mediatik të këtyre ditëve, u bë libri i Ben Blushit, "Të jetosh në ishull" (një tekst erudit, i vlefshëm për një debat letraro-aristrokrat, të cilin Shqipëria nuk e ka luksin ta kryejë paanshmërisht). Të gjitha këto kanë ndodhur, por veç këtyre bëmave që thithën jo pak nga energjia mendore dhe shqetësimi intelektual i shqiptarëve, ka ndodhur edhe një tjetër ngjarje "periferike": është ndryshuar Kushtetuta.
Duke shpresuar se tashmë e dinë të gjithë se ç‘është Kushtetuta për një shtet e për një komb, të gjithë, si ata që e hartuan, si ata që e ndryshuan dhe si ata që përpiqen me të gjitha cilësitë ta respektojnë, mendoj se kryevendin e debatit të sotëm të shoqërisë shqiptare duhet ta zinin ndryshimet kushtetuese dhe zhvillimi i referendumit, çka është dhe shprehja më e drejtpërdrejtë e demokracisë.
Pikërisht për këtë më ka shqetësuar prononcimi i personave kryesisht politikë, me kulturë juridike e në veçanti konsitucionalistë të kufizuar. Gjithashtu, është për të ardhur keq se edhe për një problem kaq të rëndësishëm, vështrimi i atyre që janë shprehur publikisht, është bardhezi, o me ne o kundër nesh, thua se edhe për Kushtetutën mund të shprehemi si për një gjë parciale, lidhur me interesa të grupimeve, personave apo përfaqësimeve.
Për mos të rënë në këtë paragjykim (pasi edhe juridikisht edhe intelektualist, jam i depolitizuar) nuk po hyj në përmbajtjen e ndryshimeve, por do të argumentoj qëndrimin tim kundër këtyre ndryshimeve dhe pro organizimit të referendumit, nga një këndvështrim tjetër: nga mungesa e tagrit të këtij Parlamenti (Kuvendi) për të venë dorë mbi Kushtetutën, pasi:
Së pari, ky Parlament nuk ka moralitetin e nevojshëm të përfaqësimit për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi deformimi i votës së zgjedhësve në të është në më shumë se ¼ e përbërjes së tij. E vetmja "meritë" e këtij Parlamenti është ndërkombëtarizimi dhe precedenti negativ botëror zgjedhor i fenomenit të njohur me emrin "Dushku i Madh". Po të shikosh web-site e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vëren një maskaradë në renditjen e përqindjeve të partive politike.
Më konkretisht: Në vend të parë dhe fituese e zgjedhjeve në sistemin proporcional të zgjedhje vetë fundit në Shqipëri, del se është PR me rreth 20% të votave. Pastaj vijnë me radhë: PSD me rreth 13%, PS me rreth 9%, LSI rreth 8.5, PD me rreth 7.5 e në vijim edhe partitë e tjera.
Nuk besoj që të këtë shqiptar t‘u besojë këtyre rezultateve, pasi ata kanë votuar ndryshe dhe ndryshe ndihen të përfaqësuar politikisht. Po ashtu, në raportin përfundimtar të këtij komisioni për këto zgjedhje ka një mospërputhje skandaloze të votave.
Së dyti, ky Parlament nuk ka moralitetin më minimal të respektimit të votës së qytetarëve. Parti që kanë qenë pjesë të koalicionit të majtë janë bërë pjesëmarrëse në qeverisjen e djathtë.
Veç fenomenit Dushk, "meritë" e dytë e këtij Parlamenti është edhe "xhuvelizmi". Deputetët e ndryshojnë karriget e grupeve parlamentare sikur të ishin karrige mejhanesh, duke shpikur kësisoj edhe llojin më të ri të trafikut "trafikun e qenieve parlamentare". Po nuk është as ky fenomen ai që do u vinte damkën deputetëve të këtij Parlamenti. Vula e turpit ishte votimi haptazi, para kamerave televizive, i ndonjë deputeti në rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, politikan ky, që për kontributet e veta, nuk e meritonte të zgjidhej me këtë banalitet.
Së treti, niveli intelektual e kulturor i Parlamentit tonë, në shumicën dërmuese të tij, është nën mesataren e shoqërisë shqiptare. Shtronim pyetjen; a e kuptojnë deputetët vlerën e këtyre ndryshimeve edhe kur votojnë pro edhe kur votojnë kundër edhe kur abstenojnë edhe kur braktisin sallën e Parlamentit? Pyes kështu nisur nga disa të dhëna që vetë deputetët e ofrojnë gratis, pa shpërblim. Kam parasysh këtu fjalimet (hartimet) dhe intervistat e deputetëve që konkurrojnë denjësisht edhe emisionet televizive humoristike të "Portokallisë" dhe "Bypass Show".
Së katërti, procedura formale e paraqitjes së ndryshimeve kushtetuese ishte fyese. Disa formate letre A4, pa kokë (logo të institucionit), me firma të hedhura me ngut me nxitim, pa një platformë as të vagullt ku, në mëngjes shtohej një amendament e në darkë hiqej. Këto të linin shijen e hidhur të diçkaje të stisur dhe të improvizuar. Me të drejtë profesori i njohur i jurisprudencës, Spiro Peçi, e ndiente veten shumë ngushtë ndaj kësaj procedure, por kush e dëgjonte?! Madje, reagimi i tij më kujtoi historinë e njohur të një mësuesi me Gjirokastër në vitet 40, i cili, pasi kishte mbi një orë që po fliste për ndarjen e blloqeve të Luftës Dytë botërore, dëgjoi ta pyesnin se kush ishte më i fortë në luftë, gjermani apo allemani? Ndaj ai i tha vetes "Pika o Ahmet, me kë bën muhabet!".
Shpejtësia me të cilën u bënë këto ndryshime nxorën brenda muajit papërgjegjshmërinë e tyre. Aktualisht po diskutohet (dhe këtë radhë me të drejtë) të bëhen përsëri ndryshime në Kushtetutë, këtë herë për heqjen e imunitetit. Nuk di të ketë rast tjetër që të preket Kushtetuta 1 herë në muaj. Ishte e gjithë mundësia që edhe ky ndryshim të bëhej bashkë me të tjerët, madje nga të gjitha amendimet, ky ishte stërdiskutuar.
Së pesti, ajo që duket që larg është konflikti i interesit në këto ndryshime. Njëra palë i "gëzon" menjëherë "të mirat" e këtyre ndryshimeve, kurse tjetra është potencialisht në "pole position" për t‘i gëzuar shumë shpejt.
Ky konflikt interesi zgjidhej nëse këto amendime do të hynin në fuqi jo menjëherë, por pas një periudhe kohe disavjeçare.
Organizimi i referendumit do të ishte një test e përvojë edhe për përfshirjen e emigrantëve në votime, një kërkesë e ligjshme dhe detyrim i shtetit shqiptar. Duke përshëndetur dhe besuar në angazhimin e një pjese të shoqërisë civile në mbrojtje të Kushtetutës, më ka shqetësuar në këtë debat një ngutje e pakuptimtë për të argumentuar pamundësinë ligjore të zhvillimit të referendumit (megjithëse kjo është detyrim ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i Gjykatës Kushtetuese), që në vështrimin tim, shfaqet si një formë presioni politik ndaj këtyre organeve kushtetuese. Mendoj së është e domosdoshme që këto ndryshime të kalojnë në referendum.