Juventusi: Kemi 29 tituj kampion
Presidenti i Juventusit, Koboli Xhilji, e ka cilësuar triumfin e Interit në kampionat si plotësisht të merituar. Një deklaratë që duket se mund të shtojë tensionin mes dy klubeve, pasi më parë Oriali ia kishte "dedikuar" titullin Lapo Elkanit. Kjo edhe për faktin se numri 1 i klubit bardhezi ka folur për trofetë e "calciopolit" që i janë hequr Juventusit dhe iu dhanë Interit. "Sa tituj kemi fituar? Nuk kam asnjë dyshim, Juventusi është shpallur 29 herë kampione".