E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel grabitet makina dhe kamera e gazetarit

Ne oret e mesnates se mbremshme eshte grabitur makina tip benz e gazetarit Enver Doci me banim ne fshatin Karice te Matit. Brenda ne makine ka qene dhe kamera e punes se gazetarit ne fjale dhe grabitja rezulton dyfishe.

Ngjarja ndodhi afer mesantes sipas gazetarit Doci ndersa ai nuk e kishte degjuar grabitjen e automjetit por e ka vene re vetem kur po behej gati te nisej per pune. Menjehere ai ka njoftuar policine lokale e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes per te ber kqyrjen dhe marre gjurmet e mundshme qe jane lene aty. Gjithe gjurmet e marra jane derguar ne laboratorin e ekspertizes se kriminalistikes ne Tirane sipas policise po punohet me perparesi per rastin ne fjale.

Policia ben me dije se nuk behet fjale per nje vjedhje te rendomte por qe eshte kryer per shkak te detyres pasi aty ka patur dhe makina te tjera me te reja dhe nuk jane prekur me dore por pikerisht makina e gazetarit.

Gazetari Doci jo pak here eshte bere objekt i sulmit nga individe te caktuar per shkak te informimeve nga terrenidhe sidomos ato qe lidhen me krimet ne kete zone e me gjere jo pak problematike sa i perket kriminalitetit ashtu sic dhe eshte sulmuar raste te tjera po per shkak te detyres.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›