E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ka ndalur progresin raporti i KE Shqiperia eshte larg BE-se

UPDATE- Edhe pse duhen disa dite deri ne publikimin zyrtar te Raportit te Komisionit Evropian per Shqiperine mediat kane zbuluar thelbin e permbajtjes se raportit. Sipas Eurovoice ngerci politik ne vend ka ndalur progresin e Shqiperise ndaj dhe vleresimi i Komisionit do te jete negativ.

Aplikimi i bere ne Prillin e vitit te kaluar nga Shqiperia nga shume zyrtare te BE u quajt i parakohshem por kryeministri Sali Berisha nuk e mori parasysh keshillen pasi ishte ne prag te zgjedhjeve parlamentare dhe ky hap u pa si nje perpjekje per te rritur shanset elektorale.

Qe nga zgjedhjet situata politike ne Shqiperi eshte perkeqesuar shume. Opozita ka kerkuar rihapjen e kutive te votimit per te vertetuar dyshimet mbi manipulimin e rezultatit ndersa qeveria thote se nuk mund te pranoje kete kerkese pasi do te kishte shkelje te kodit zgjedhor. Pas kesaj socialistet fillimisht kane bojkotuar parlamentin nderkohe qe tani nuk pranojne te votojne asnje projektligj dhe kjo ka paralizuar miratimin ligjeve te rendesishme ne parlament.

Ne korrik Parlamenti Evropian u beri thirrje te dy paleve per te arritur nje marreveshje per ngritjen e nje komisoni hetimor parlamentar por palet edhe ne kete rast nuk munden dot te gjenin gjuhen e perbahsket ndaj vleresimi i Komisionit javen e ardhshme do te jete negativ.

Kriza ka penguar punen e parlamentit dhe politika ka ndalur reformat e nevojshme qe duan konsensus reforma te cilat jane te nevojshme ne rrugen drejt integrimit te vendit ne BE

Ne raport thuhet se vete zyrtaret ne shqiperi mendojne se ndryshe nga faktoret qe pengojne Kosoven dhe Bosnjen problemet e Shqiperise jane teresisht te brendshme pavaresisht disa permiresimeve qe jane bere gjate kesaj kohe.

Eurovoice citon nje anetare te Komisionit i cili shprehet se e gjithe kjo paralize eshte shenje e mungeses se pjekurise se politikes shqiptare.

Ne muajt e fundit Shqiperia ka permbushur te gjitha kushtet e BE per heqjen e regjimit te vizave thuhet mw tej nje nxitje e madhe kjo per qeverine. E cila me heqjen e vizave do tua beje me te lehte shqiptareve mundesine per te udhetuar ne Evrope por ajo nuk e ka sjelle vendim me afer Evropes. Edhe pse kriza politike mund te kalohet Shqiperia eshte shume larg BE-se


Ne diten e dyte te mbledhjes se Komiteti te Perbashket te Asocim-Stabilizimit delegacioni i PE-se perseriti apelin drejtuar Shqiperise per dhenien fund te krizes se tejzgjatur politike. Sipas PE-se vemendja duhet te perqendrohet ne ceshtje shume primare si ekonomia dhe papunesia.

Eurodeputeti italian Antonio Cancian duke folur per situaten politike kerkoi qe te gjendet nje zgjidhje urgjente.

Sipas tij ne vend ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar si eshte ekonomia ku papunesia eshte armiku me i madh ne masen 13. Sipas tij Rezoluta e KE per krizen politike ne Shqiperi eshte nje pike e forte dhe se do te ishte zhgenjyese nese nuk do ti dilej mbane edhe kesaj radhe.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›